BERAT- Në 10 ditëshin e fundit të gushtit nis Peligrinazhi në malin e Shenjtë, ku besimtarë Bektashian nisin pelegrinazhin në malin e Tomorrit. Ndryshe nga vitet e tjera këtë vit, pelegrinët kanë filluar një ditë më parë kjo për të shmangur trafikun dhe radhët e gjata. Janë mijëra pelegrinë që rrugëtojnë nga treva të ndryshme për në malin e Shenjtë. Sipas traditës ngjiten në mal, shkojnë në teqen ku marrin bekimin e Babait Teqesë dhe vijojnë me qirinj në duart në vendet shenjta, ndërsa bëjnë sakrificë një dash si simbol i larjes së mëkateve në familjet e tyre dhe marrjes së bekimit.
Rruga për në malin e shenjtë tashmë është bërë e re dhe vijon nga Kpinova, pjesë bashkisë Poliçan. Për të shmangur trafikun nga drejtoria e qarkut Berat dhe komisariati Poliçan është menduar që të bëhet një kalimshme ndërsa kthimi do të bëhet nga aksi rrugor Tomor drejt Promovikut. Ndërsa ngjitesh drejt malit të Shenjtë e gjithë rruga gjarpëron mes maleve dhe shikon se mjetet ikin lirshëm dhe pa trafik të rënduar. Mbërritja në majën e malit pranë teqes është zgjidhur me një parkim nga bashkia Poliçan.
Me mijëra Peligrinë ndodheshin në gjithë zonën rreth teqes së Abaz Aliut. Peligrinë nga qytete të ndryshme janë bërë bashkë në këtë pllajë mali nën hijen Teqes së Abaz Aliut. Me kamerën tonë iu afruam disa Pelegrinëve të cilët me buzën në gaz tregojnë se janë shumë të lumtur që vijnë në këtë vend të shenjtë sepse kanë besim te të mirat që ky vend sjell.
“Vijmë nga Patosi për herë të parë jam me familjen me fëmijë ambient i mirë rruga shumë e mirë erdhëm shumë shpejt. Është besimi tek zoti që na shikoj zoti fëmijët dhe familjen dhe mbarësi.
Hera e parë që vijmë jemi nga Mallakastra besojmë tek zoti kemi ardhur një natë më parë jemi me familjen ndenjëm një natë. Ne kemi ardhur se kemi besim dhe kemi besim tek të mirat që zoti bën
Unë vij nga Greqia është hera e parë jam shumë e lumtur sepse jam si në shtëpinë time bëmë kurban dhe po ja kalojmë shumë bukur”, shprehen ata.
Ndërsa vete Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka dhënë një mesazh shprese e paqeje për gjithë njerëzimin.
“Siç dihet Abas Aliu është një flamurtarët e Qorbelasë në një betejë e cila është bërë për paqen për dashurinë për mirësinë për gjithshka njerëzore për të vërtetën. Duke qenë flamurtar ra në atë betejë për këtë të vërtet dhe sipas legjendës fluturoi me kalë dhe shkeli edhe në malin e Tomorit .Bektashinjtë duke patur si idhull Imam Hysenin dhe Abas Aliun u udhëhoqën nga mësimet e tyre që ranë për këtë të vërtet që mbajtën drejtësinë që qenë njerëzit më të përkryer për të udhëhequr njerëzimin dhe ne respektojmë këtë çdo vit që vjen në 22 Gusht në malin e Tomorrit gjithë këta besimtar kërkojnë ndihmë, kërkojnë uratë kërkojnë bekim, na pranojnë lutjet na pranojnë kurbanët pranojnë gjithshka të mirë ne të fuqizohemi forcohemi për të përballuar energjitë negative për të përballuar përgjegjësitë e kësaj botë të përkohshme. Këtë vit ka një ndryshim nga gjithë vitet e tjera pasi infrastruktura është shumë e mirë janë rregulluar mënyra e drejtimit mjeteve gjithshka në shërbim pelegrinëve ka kushtet më të mira dhe pranë tyre edhe ngritja e një ambulance të përkohshme për çdo situatë. Sivjet ka ndërtesa të reja mënda, ka kushte më të mira të përshtatshme”, u shpreh ai.
Kurbani simbolizon sakrificën siç dihet nga historia për të shpëtuar njeriun, për t'i hequr përgjegjësinë, bëhet për shpirt perëndisë dhe duke i dhënë bekim njeriut që e bën kurbanin.
Ditët e pelegrinazhit vijojnë deri në datën 25 ndërsa data 22 gusht është kulmi i këtij peligrimi.