Kryegjyshi botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj

Sociale

Pelegrinazhi në malin e Tomorrit, 5 ditë festë, bektashinjtë mblidhen në Teqenë e Kulmakut, Baba Mondi: Atmosfera është pozitive

20 Gusht, 16:11| Përditesimi: 20 Gusht, 16:21

  • Share

Ka nisur edhe këtë vit pelegrinazhi i përvitshëm në malin e Tomorrit, ku mijëra besimtarë bektashinj mblidhen në teqenë e Kulmakut.

Mali i Tomorrit konsiderohet i shenjtë për besimtarët bektashinj, pasi në të prehet shenjtori i familjes së Profetit Muhamed, Abaz Aliu.

Ky pelegrinazh, zhvillohet nga data 20 deri në 25 gusht, ndërsa janë marrë një masash nga autoritetet si dhe Kryegjyshata Botërore duke ardhur në ndihmë pelegrinëve.

Ndërkohë, Kryegjyshi botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj u ka bërë apel besimtarëve që të jenë të kujdesshëm me zjarret.

“Për pjekjen e mishit ne kemi vende të caktuara. Edhe nëse ndonjëri pa dijeninë tonë mund të ndezë zjarrin, kur të ikë duhet të ketë parasysh që ta shuajë atë. Presin me shumë dashuri për të ardhur lart. Këtu ka nis atmosferë pozitive’, tha ai.

Gjatë këtyre ditëve në malin e Tomorit, besimtarët kryejnë ritaualet e lutjeve e ndezjes së qirinjve, ndërsa festojnë së bashku, duke bërë edhe kurbanin

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/08/2025 03:15

    5 dite-masakra e te pafajshmeve!

    Përgjigju
  • Malsori: 21/08/2025 00:02

    Historia tregon se deri ne kohen e "GJERGJ KASTRIOTIT" ne trojet ARBNORE nuk ka pas asnje TEQE apo XHAMI por vetem KISHA KATOLIKE dhe ORTODOKSE.Pushtimi TURK 500 vjeçar na shkatrroi historine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?