Pamjet me dron nga mali i Tomorrit, pelegrinët në vendin e shenjtë, 2416 metra mbi nivelin e detit!

24 Gusht 2020, 10:17| Përditesimi: 24 Gusht 2020, 10:30

  • Share

Report TV sjell pamjet me dron nga pelegrinazhi në Malin e Tomorit. 20 - 25 gushti janë ditë të veçanta për besimtarët bektashinj. Janë ditët e Abaz Aliut që kremtohen me pelegrinazhin në malin e Tomorit. Mijëra njerëz kanë mbërritur në 2416 m lartësi mbi nivelin e detit për ritet fetare. Ata kanë udhëtuar mijëra kilometra nga anembanë Shqipërisë, por edhe Kosova, Maqedonia e mbarë bota drejt malit të cilin e cilësojnë të shenjtë.

Për pesë ditë rresht, besimtarët vizitojnë vendet e shenjta, ndjekin ritualet e festës së Abaz Aliut dhe dëgjojnë fjalimet e klerikëve të tyre mbi historinë e shenjtërimit të baba Tomorit dhe veprat e shenjtorëve bektashi. Luten e ndezin qirinj në varrin e shenjtorit "Abaz Ali", e bëjnë kurban duke kërkuar më shumë shëndet dhe mirësi për familjet e tyre.

1598190827_tomorrimedron.jpg

1598190807_pamjemedron.jpg

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?