Kuvendi i Shqipërisë

Politikë

Peleshi cakton datën, të hënën mbahet seanca e radhës në Kuvend

26 Shtator, 17:04| Përditesimi: 26 Shtator, 17:10

  • Share

Seanca e radhës në Kuvend do të mbahet të hënën (29 shtator) në orën 13:00. Vendimi është marrë nga kreu i Kuvendit Niko Peleshi ditën e sotme, ku janë njoftuar edhe krerët e grupeve parlamentare.

Kujtojmë që në seancën e fundit plenre, u votua përbërja e Komisioneve Parlamentare dhe drejtuesve të tyre.

Njoftimi i Kuvendit:

Ju njoftojmë se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 29 shtator, ora 13:00. (Urdhër nr.13 , datë 26.9.2025, i Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi).

Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjta me ato të seancave plenare të mëparshme: makinat sinjalin do ta marrin nga RTSH dhe seanca do të transmetohet LIVE në RTSH Kuvend dhe faqen zyrtare FB të Kuvendit.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?