Tirane- Ngrihen nga pista UH-60 Black Hawk. Dy helikopterët amerikanë që cilësohen si më të mirët në botë u ulën sot (16 janar) në bazën ajrore të Farkës.
I Ngarkuari me Punë në ambasadën e SHBA-së David Wisner iu bashkua sot Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefit të Shtabit Gjeneralmajor Arben Kingji, Shefit të Forcave Ajrore Gjeneral Brigade Ferdinant Dimo për ti parë nga afër.
Helikopterët mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës së SHBA do t'i mundësojnë ushtrisë të kryejë evakuime mjekësore, misione kërkim-shpëtimi, si dhe të luftojë zjarret në pyje dhe të sigurojë mbështetje për operacionet e NATO-s’ thuhet në një postim të SHBA-së në facebook
Vetë diplomati David Wisner dhe ministri i Mbrojtjes, Peleshi hynë në kabinën e helikopterit për të parë nga afër teknologjinë e fundit që ofrohet.
Peleshi në postimin e bërë në rrjetet sociale duke publikuar foto nga inspektimi në bazën ajrore të Farkës, shprehu edhe mirënjohje ndaj SHBA-ve për paketën e plotë të mbështetjes, ku përfshihet mirëmbajtja e helikopterëve ‘Black Hawk’ që mbërritën në Shqipëri më 13 janar por edhe trajnimi i pilotëve.
“Dy helikopterët Black Hawk, që ju shtuan flotës sonë ajrore, pjesë e kapaciteteve tona më të rëndësishme operacionale në raport me NATO-n dhe operacione të tjera kombëtare dhe të mbrojtjes civile. Mirënjohës partnerit tonë strategjik, SHBA për këtë paketë të plotë mbështetjeje, ku përfshihet edhe mirëmbajtja apo trajnimi i pilotëve tanë! Vijojmë së bashku modernizimin e Forcave të Armatosura!”- shkruan Peleshi.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi si një investim shumë të rëndësishëm që do të ndihmojë në modernizimin e forcave ajrore të vendit.
Ca është kjo 50 milionë dollarë 2 X helikopterë?! Cougar të marrë nga Airbus kushtuan 18 mil Euro copa. S'ka pagu gjë shteti shqiptar?
Përgjigju