Peleshi: Këtë vit do ndërtojmë qendrën operacionale të fushës kibernetike, ekspertët do kenë paga më të mira se privati

8 Janar 2023, 11:27| Përditesimi: 8 Janar 2023, 12:01

  • Share

 

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thotë se këtë vit do t’i jepet më shumë prioritet fushës se sigurisë dhe mbrojtjes. Në konferencën për mediat. Peleshi tha se këtë vit do të ndërtohet qendra opercionale e fushës kibernetike. Duke qenë se specialistët e IT dhe ekspertët e kiberenetikës janë ndër profesionet më të kërkuara në treg, Peleshi thotë se do t’i rrisin pagat e ekspertëve që do punojnë në ministri më shumë se privati. Ai thekson se rritja e pagave do bëhet me qëllim që të mos kenë mungesë të burimeve njerëzore.

"Viti 2022 është viti rekord i projekteve me SHBA, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Si i përket numrit të projekteve edhe buxhetit të përbashkët. Dërgoj një falënderim për SHBA, se një pjesë e mirë e projekteve janë me bashkëfinancim. E patëm filluar punën para tyre, e kemi parapritë këtë situatë. Viti 2023 do jetë viti kur njësia ushtarak e mbrojtjes kibernetike do ketë plotësuar 100% burimet njerëzore. Kemi rritur pagat, po rekrutojmë ekspertë. Specialistë të fushës IT dhe të fushës kibernetike, janë profesionet më të paguar dhe më të kërkuara. Mund ta shesin veten përtej kufijve pa patur nevojën për të lëviz nga Shqipëria. Kemi vendosur që do jemi institucionet e shtetit, pozicionet në shtet në ministrinë  e mbrojtjes, do kenë paga më të mira se private. Deri më tani i kemi rritur ndjeshëm. Do ndërtojmë qendrën opercionale të fushës kibernetike.  Kemi filluar bashkëpunimet me qendrën në Estoni, viti 2033 kur anëtarësimi do jetë i plotë dhe do jemi kontribuues të kësaj qendre", tha Peleshi. 


Lajmi kryesor:

Peleshi: Fuqizojmë mbrojtjen kibernetike, ekspertët e IT do paguhen më shumë se privati! Nis ndërtimi për kampusin e FA pranë Bunk'Art 1


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?