Në takimin e zhvilluar me banorët e njësisë Administrative Mollaj, kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo, njëherazi kandidat për zgjedhjet e 14 majit, prezantoi projektet kryesore të platformës së tij elektorale në mbështetje të fermerëve.
Sipas Filos mbështetja do të jetë qoftë në infrastrukturë ashtu edhe në ndihmë të bujqësisë dhe të fermerëve të kësaj zone.
“Projektet për fshatin e Dvoranit dhe fshatrat të tjera të kësaj njësie administrative, janë të ndara në 2 grupe, në njërin grup janë projektet për infrastrukturën, duke filluar nga viti i ardhshëm 90 për qind e buxhetit të bashkisë për infrastrukturën rrugore do te shkojë për investime në fshatrat e bashkisë së Korçës. Krahas projekteve të infrastrukturës që janë shprehje e ambicies tonë që fshatrat e Korçës sa më shpejt të arrijnë standartet e qytetit të Korçës, shumë të rëndësishme janë edhe projektet për ndihmën e fermerëve si për ata që merren me bujqësi edhe për ata që merren me blegtori ”, u shpreh Filo.
Ndërsa për ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, premtimet e palës tjetër janë të pabaza pasi nuk njohin situatën në Korçë dhe në gjithë Shqipërinë. Peleshi shkoi më tej kur tha se Korça nuk ka kohë të humbë me interesat e partisë së sherreve të mëdha. Ndaj kërkoi mbështetje masive për zgjedhjet e së dielës.
Lajmi kryesor:
'Vendoret'/ Sot dita e fundit e fushatës, Sako: Brenda vitit, në Durrës mbyllet ndërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti! Boçi: Situata në Elbasan do ndryshojë
M.T/ReportTv.al