Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti dhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi

Politikë

Peleshi pret në takim ambasadorin italian: Bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve, themeli i partneritetit tonë strategjik

30 Shtator, 15:38| Përditesimi: 30 Shtator, 15:54

  • Share

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot në një takim ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Marco Alberti.

Në këtë takim u diskutua mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin në fusha kyçe si integrimi europian, zhvillimi ekonomik dhe shkëmbimi i përvojave parlamentare.

Peleshi theksoi se, bashkëpunimi i ngushtë dhe dialogu i vazhdueshëm mbeten themeli i partneritetit tonë strategjik.

“Me Ambasadorin e Italisë, Marco Alberti, mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin në fusha kyçe si integrimi europian, zhvillimi ekonomik dhe shkëmbimi i përvojave parlamentare. Bashkëpunimi i ngushtë dhe dialogu i vazhdueshëm mbeten themeli i partneritetit tonë strategjik”, shkroi Peleshi.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?