Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot në një takim ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Marco Alberti.
Në këtë takim u diskutua mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin në fusha kyçe si integrimi europian, zhvillimi ekonomik dhe shkëmbimi i përvojave parlamentare.
Peleshi theksoi se, bashkëpunimi i ngushtë dhe dialogu i vazhdueshëm mbeten themeli i partneritetit tonë strategjik.
“Me Ambasadorin e Italisë, Marco Alberti, mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin në fusha kyçe si integrimi europian, zhvillimi ekonomik dhe shkëmbimi i përvojave parlamentare. Bashkëpunimi i ngushtë dhe dialogu i vazhdueshëm mbeten themeli i partneritetit tonë strategjik”, shkroi Peleshi.
Komente
