Nicholas Abbott dhe Niko Peleshi

Politikë

Peleshi takim me ambasadorin britanik Abbott, në fokus bashkëpunimi i mëtejshëm mes dy vendeve

25 Shtator, 12:00| Përditesimi: 25 Shtator, 12:03

  • Share

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti sot në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nicholas Abbott. Biseda u fokusua në partneritetin e qëndrueshëm mes dy vendeve dhe rolin udhëheqës të Kuvendit në forcimin e demokracisë, transparencës dhe dialogut politik.

Kryeparlamentari Peleshi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i jep Shqipërisë në fushën e zhvillimit, konsolidimit institucional dhe qeverisjes llogaridhënëse.

Ai nënvizoi se kjo mbështetje është një shtysë e rëndësishme për të forcuar vlerat demokratike dhe për të avancuar reformat që pasqyrojnë interesin dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Të dy palët ritheksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë në fusha me interes të përbashkët dhe të rolit të Kuvendit si institucioni qendror ku marrin formë reformat kyçe për të ardhmen e vendit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?