Sport

Palestra e mundjes në Kukës si pishinë, mbushet me ujë nga shiu! Sportistët e trajneri: Jemi ankuar në bashki, muaj pa përgjigjje

29 Shtator, 15:38| Përditesimi: 29 Shtator, 16:06

  • Share

Palestra e ekipit të mundjes në Kukës ngjan më shumë me një pishinë. Sa herë që bie shi ajo mbushet plot me ujë, ndërsa sportistët dhe trajnerët detyrohen të lënë stërvitjen, për të transportuar jashtë ambientit kovat me ujë. Tapeti i mundjes, por edhe pajisjet e tjera sportive, tanimë janë jasht funksionit.

“Është shumë e vështirë sepse këtu na lagen rrobat. Mbushim kovat, duhet të pastrojmë ujin. Dyshekët janë lagur. Nuk bëhet stërvitje këtu, është shumë keq,”-u shpreh një sportist i ekipit të Kukësit.

“Na ka marrë shumë kohë gjatë stërvitjes sepse herë pas here duhet të ndërrojmë peshqirat, kovat. Kjo është një punë që nuk takon ne,”-deklaroi Erglena Domi, mundëse e Kukësit.

Në bashkinë e Kukësit, prej 2 prillit të këtij viti, është dorëzuar ankesa nga trajnerët e mundjes.

“Asnjë lloj përgjigjje nuk ka. U thash më jepni lejen se më pas e rregulloj vetë. Dy kova duhen për të ndalur ujin. Thonë jo po s’na takon ne, na takon ne,”-tha Sadik Domi, trajner i Kukësit.

Palestra e mundjes së ekipit të Kukësit ndodhet në stadiumin e qytetit, të inauguruar në prill të 2022.

“Po s’morën masa kjo del shumë shpejt jashtë lojë. Si shkallë, si palstër është jashtë funksionit,”-deklaroi Sadik Domi, trajner i Kukësit.

E ndërsa përballen me kushte të jashtëzakonshme mundësit e ekipit të Kukësit përgatiten për pjesmarrjen në kampionatin ballkanik në Rumani nga 7-12 tetor.

Ne.k./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nori: 29/09/2025 16:28

    Perse nuk e pubblikon dhe kete “perle “ rama por ngeli duke publikuar tenda qe prishen dhe vendin e tyre e zene cadrat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?