Pelikani i plagosur në Shkodër

Kronikë

Pelikani i plagosur në Shkodër, Drejtori i Parkut të Karavastasë: U qëllua me armë, sot operohet (FOTO)

27 Janar 2019, 12:56| Përditesimi: 27 Janar 2019, 13:38

  • Share

Një pelikan u plagos në Shkodër pak ditë më parë, ndërsa u dërgua në Divjakë për një trajtim të specializuar. Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura në qarkun e Fierit, që mbulon Parkun Divjakë-Karavasta Ardian Koçi thotë se dje pelikani iu nënshtrua një ekzaminimi klinik. Ai thekson se nga radiografia duket prania e saçmave të armës së gjahut, ndërsa sot do të operohet për të bashkuar kockën.

“Pelikani i plagosur, që arriti nga Shkodra para pak ditësh, iu nënshtrua një ekzaminimi klinik më të specializuar. Nga radiografia duket qartë prania e saçmave të armës së gjahut, njëra prej tyre ka thyer radiusin. Nesër (sot) pelikani do të operohet duke bashkuar kockën dhe duke e fiksuar me një pllakë titani. 

Është akomoduar në ambientet e Kopshtit Zoologjik të Tiranës. Falenderojmë të gjithë ata që po na mbështesin” shprehet Ardian Koçi. Pelikani është një shpend i mbrojtur, por që duket se nuk i ka shpëtuar gjuetisë së paligjshme, por fatmirësisht nuk ka ngordhur.

 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • stresi: 27/01/2019 19:10

    Mos mer se eshte gjynah.. Vetem zymtesi shohim ne kete vend

    Përgjigju
  • Kritik Absolut: 27/01/2019 15:56

    Atij qe ka gjuajtur mbi pelikanin ju kthefshin sacmet mbarapsh ishalla se skan as fe dhe as zot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?