Goli i Trossard në Itali-Belgjikë

Pellegrini dënon Italinë, s'ka fitues kundër Belgjikës! Franca s'pyet për Izraelin, Greqia bën befasinë e madhe në Londër

11 Tetor, 11:15| Përditesimi: 11 Tetor, 11:22

  • Share

Pas dy fitoreve Italia është ndalur në një barazim me 4 gola kundër Belgjikës në Ligën e Kombeve. Të besuarit e Spalettit në Olimpico e nisën me marshin e pestë, pasi që në minutën e parë Cambiaso realizoi pas një topi mjaft të bukur të Di Marco-s.

Nuk kaloi shumë dhe pas një aksioni mbreslënës ‘axurrët’ realizuan golin e dytë me Retegui, duke dhënë përshtypjen e një përballje të lehtë. Megjithatë në minutën e 38 kartoni i kuq i Pellegrinit prishi ekuilibrat në fushë dhe menjëherë Belgjika u zgjua, duke realizuar me një skemë në goditje dënimi.

Në pjesën e dytë Trossard vulosi shifrat përfundimtare të kësaj sfide në 2-2, por që i lejoi Italisë të ruajë vendin e parë në grup me 7 pikë.

Me 6 pikë vjen Franca e vendit të dytë, që fitoi lehtësisht 1-4 kundër Izraelit. Gandelman barazoi përkohësisht 1-1 golin e hershëm të Camavingës, por në vijim ‘gjelat’ arritën të realizonin edhe 3 herë të tjera me Nkunku, Guendozi dhe Barcola.

Befasia më e madhe erdhi nga Liga B, aty ku Anglia u mposht 1-2 nga Greqia në Ëembley. Helenët realizuan të parët me Pavlidis, ndërsa në minutën e 87 Bellingham risolli baraspeshën. Kur të gjithë menduan përmbysjen e ‘tre luanëve’, në minutën e 94 Pavlidis sërish shënoi golin 3 pikësh, duke vulosur një fitore historike. Ky sukses iu dedikua George Baldock, ish-futbollistit 31-vjeçar të Greqisë që 2 ditë më parë u gjet i vdekur në shtëpinë e tij.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?