Manuel Pellegrini

Sport

Pellegrini para finales së Conference League: Chelsea është favorit, por ne jemi gati

28 Maj, 14:40| Përditesimi: 28 Maj, 14:44

  • Share

Manuel Pellegrini dhe Real Betis janë në prag të një prej ndeshjeve më historike për klubin spanjoll. Të mërkurën (sot, 28 maj) në orën 21:00 në qytetin polak të Wrocław zhvillohet finalja e Conference League mes Betisit dhe Chelseat, finalja e parë europiane në historinë e klubit andaluzian.

Në konferencën për shtyp, trajneri i Betisit, Manuel Pellegrini pranoi se kundërshtari është favorit, por premtoi një paraqitje dinjitoze nga skuadra e tij.

“Chelsea është i rrezikshëm në gjithçka. Ata janë favoritët”, tha tekniku kilian, duke vlerësuar forcën e ‘Bluve’ londinezë.

Pellegrini gjithashtu foli për kolegun e tij në stolin kundërshtar, Enzo Maresca, i cili ka qenë lojtar nën drejtimin e tij te Malaga.

“E shihja që do të bëhej trajner. Fliste shumë, bënte shumë pyetje dhe kishte gjithmonë dëshirë të mësonte”, shtoi trajneri veteran.

Trajneri i Betisit iu bashkua edhe kritikës së Marescas për mungesën e kohës në dispozicion për përgatitjen e finales.

“Jam dakord me të, jo vetëm për këtë ndeshje, por në përgjithësi. Megjithatë, nuk do ta përdorim si justifikim. Ne jemi mësuar të luajmë çdo tre ditë”, tha ai.

Duke folur për sfidën, Pellegrini u ndal edhe te aspekti emocional.

“Duhet të jemi vetvetja, si gjithmonë. Nëse luajmë në kushte të barabarta, mund ta fitojmë këtë ndeshje. Por nuk duhet të gabojmë nga motivimi i tepërt”, tregoi Pellegrini.

Finalja e sotme është një moment historik për Betisin dhe një tjetër provë e madhe për Pellegrinin, i cili synon të shkruajë një faqe të re në historinë e klubit andaluzian.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?