Pëllumb Gjoka

Pëllumb Gjoka kërkon pavlefshmërinë e komunikimeve në ‘Sky ECC’, më 19 dhjetor seanca në Kushtetuese

6 Nëntor, 19:50| Përditesimi: 6 Nëntor, 19:58

  • Share

TIRANË- Më 19 dhjetor të këtij viti, Gjykata Kushtetuese do të përcaktojë përfundimisht nëse aktet e përftuara nga aplikacioni “SKY ECC” për llogari të hetimeve nga SPAK, duhen konsideruar të ligjshme ose jo. Teksa gjykatat e tjera me radhë kanë rrëzuar pretendimet e personave nën hetim apo të pandehur, për pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë e tyre, biznesmeni strategjik Pëllumb Gjoka e dërgoi çështjen në Kushtetuese. Seanca mbahet më 19 dhjetor në orën 10:00 në Dhomë Këshillimi.

Materialet e ardhura nga Franca e Belgjika me qindra fashikuj në përmbajtje të të cilave ka komunikime të grupeve kriminale, janë përdorur nga SPAK për të kryer një sërë arrestimesh, duke pretenduar zbardhjen e dhjetëra ngjarjeve kriminale.

Së fundmi në GJKKO pati një debat mes avokatëve dhe përfaqësuesve të akuzës nëse bëhej fjalë për përgjime apo dokumente, e teksa mbrojtësit e të pandehurve pretenduan se në gjyq, prokurorët pranuan për herë të parë që nuk janë përgjime. Në këtë mënyrë, sipas avokatëve SPAK konfirmoi pretendimin e tyre, teksa tashmë hapet një tjetër debat mbi ligjshmërinë e formës se si janë marrë këto të dhëna.

Padia e Pëllumb Gjokës në Kushtetuese për pavlefshmëri të akteve ka kaluar në dhomë këshillimi, ndërsa këtë të mërkurë është caktuar edhe një datë për shqyrtimin e saj nga anëtarët e Kushtetueses. SPAK nga ana tjetër kërkon që Kushtetuesja ta rrëzojë ankimin duke lënë në fuqi masat e dhëna nga GJKKO dhe apeli i GJKKO që i konsideron prova të ligjshme. Komunikimet në “SKY ECC” dhe “Encro Chat” në një sërë vende të BE janë konsideruar si prova të ligjshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bert: 06/11/2024 20:01

    Kerkues duket te kete Edi Rama....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?