Hygerta, Pellumbi (Viktima), Hyseni

Fëmijët vranë të atin në Durrës/ Pëllumb Meta u ekzekutua me 3 plumba: 1 në kokë, 2 në gjoks! Predha ishte fshehur në divan, kamerat zbuluan lëvizjet

26 Shkurt, 11:22| Përditesimi: 26 Shkurt, 20:30

  • Share

Durres- Tre plumba i kanë marrë jetën 49 vjeçarit Pëllumb Meta pasditen e 10 shkurtit brenda në një dhomë në banesën e tij në Shënvlash të Durrësit. 

Në dosjen që policia i referoi prokurorisë së Durrësit dhe që Report Tv e disponon “zbulohen se nga kqyrja e kufomës janë vërejtur 3 plagë tejshpuese me armë zjarri. Një në pjesën e kokës, poshtë veshit, dhe dy në pjesën e gjoksit dhe tek barku”.

Për këtë krimi të rëndë policia ka arrestuar djalin Hysen dhe Hygerta Meta, fëmijët e viktimës, përkatësisht (25 -19 vjeç) ndërsa djali tjetër Amarildo akuzohet se ka ndihmuar në fshehjen e kufomës. Ata sot kanë dalë para gjykatës për vlerësim të masës së sigurisë. Ndërkohë në dëshminë e tij Hysen Meta thotë se e ka qëlluar 4 herë.

Zhdukja nuk ishte e rastësishme
Djali Hysen Meta kishte bërë denoncimin për zhdukjen e të atit më 13 shkurt.  Në dosjen që Report Tv disponon, referohet se më 18 shkurt, pra në ditë pasi makina ishte gjetur në sektorin Rinia thuhet se policia kishte informacione policore “që familjarët e viktimës kishin kryer veprime për zhdukjen e viktimës dhe legjendimin e saj si largim nga banesa“

Kamerat verifikuan dyshimin e policisë se nuk kishim të bënim me një largim të zakonshëm duke dhënë kështu dhe indicien e parë që do të çonte më pas dhe në zbulimin e krimit makabër.

Pasi kanë verifikuar kamerat kanë mësuar se fëmijët kanë nxjerrë makinën e të atit nga banesa rreth orës 04:15 minuta. 3 minuta më pas kanë vënë re se nga ajo ka dalë një makinë tjetër.

Të dyja makinat janë nisur drejt sektorit Rinia. Pasi kalojnë të dy mjetet, Citroeni (Makina e viktimës) nuk konstatohet në kthim por pas rreth 6 minutash vërehet mjeti audi  (Makina tjetër) në orën 04:34 që të kthehet dhe lëviz në drejtim të sektorit Rinia – Shënvlash.

Dëshmia e parë/ Tre fëmijët dhe mamaja tregojnë të njëjtin version 

Referuar dyshimeve të arsyeshme, policia ka thirrur në ambientet e policisë së Durrësit më 22 shkurt fëmijët, Hysen Meta, Amarildo Meta, Blerina Meta, dhe Hygerta Meta. Fillimisht ata janë ballafaquar me provat e mbledhura.

Fillimisht është bërë e mundur që Hygerta vajza 19 vjeçare të pranonte fajësinë, duke deklaruar që babain e kishte vrarë ajo, e kishte groposur tek kasollja afër banesës. Mjetin e kishte derguar ajo ne Sektor Rinia, armën e kishte hedhur ne nje zone kenetore afer bregut te detit.

“Keto veprime fillimisht u konfirmuan dhe nga familjaret e tjere te cilet ne fakt deklaronin që dijenine per kete gje e kishin marre vetem me date 22.02.2024 mbasdite”

Gërmimet në kasollen e lopës

Më pas shkuarja në vendin ku u u deklarua se ndodhej kufoma Pellumb Meta.

"Pikërisht në zonën ku tregonte deklaruesja Hygerta Meta, që ndodhej në oborrin e banesës në një distancë rreth 20 m nga cepi i banesës ana jugore, ndodhej kasollja e bagëtive, ku filloi gërmimi dhe pasi u arrit në një thellësi 110 cm, u vërejt që në këtë gropë të hapur gjendej kufoma e një shtetasi i mbështjellë fillimisht me një plasmas të zi, e më pas me çarcafe. Kufoma u nxorr dhe u konstatua fakti që ajo ishte kufomë njeriu, i identifikuar si Pëllumb Meta, kufomë e cila kishte filluar dhe dekompozimin. Kufoma për shkak te gjendjes që ndodhej nuk u hap, por u dërgua në morgun e spitalit rajonal Durrës"

Më pas u mor sërish në pyetje Hygerta e cila ka thënë se e vrasjen e kishte kryer me pistoletë TT që  babai e mbante pa leje.

“Motivi ka qenë për shkak të problemeve që ai ju krijonte herë pas here si dhe që ai kohët e fundit donte ta fejonte atë me një shtetas të panjohur për të. Ajo nuk pranonte fejesën pasi ishte në shkollë dhe donte të përfundonte shkollën, por babai e kishte vënë nën presion dhe donte ti dilte fjala e tij.

Fillimisht ky deklarim mbështetej dhe nga deklaruesit Hysen Meta, Amarildo Meta, Blerina Meta.

Ku u gjet predha?

Predha e armës model 54 kaliber 7.62 mm, u gjet në sirtari e një divani që ndodhej në sallonin e katit të dytë.

 

Pjese nga dosja

Ora 14:02
Vranë të atin në banesë, Ja si e tregoi ngjarjen në prokurori Hygerta Meta

1708948420_hygertameta.jpg

Foto: Hygerta Meta

Pasi policia gjeti trupin e groposur të Pëllumb Metës dhe predhën ka rimarrë në pyetje Hygerta Meten, 19 vjeçaren  e cila ka ndryshuar dëshminë e dhënë para se të gjendej trupi. Ndryshe nga sa kishte deklaruar më parë kur merrte përsipër vrasjen, tani thotë se ka qenë i vëllai që e ka ekzekutuar ndërsa ajo është marrë me mbështjelljen e kufomës. Por kjo dëshmi bie në kontradiktë me atë që ajo deklaroi sot në gjykatë ku dhe mori përsipër vrasjen. Duke i qëndruar versionit të parë të dëshmisë para se të gjenin kufomën e të atit të groposur.

Në vijim të marrjes së deklarimit nga shtetasja Hygerta Meta, referuar provës predhë armë zjarri gjetur tek divani, ajo deklaron faktin që nuk ishin të vërteta gjithë deklarimet që kishte dhënë më parë, por që vrasjen e babait e kishte realizuar ajo së bashku me vëllanë e madh Hysenin.

 Kishin kohë që kishin problem me babanë dhe nga shqetësimi që ju krijonte duke i fyer e i bullizuar menduan ta vrsinin atë. Ditën e shtunë datë 10.02.2024, rreth orës 15.00, kur babai ka ardhur në banesë ka filluar të konfliktohet me të vellane. Më pas babai është shtrirë duke pushuar në një divan të kuzhines, e Hyseni ka marre armën pistoletë TT të cilën në banesë e ka pas sjellë i ati, dhe me të në dorë ka hyrë në kuzhinën ku pushonte babai dhe e ka qëlluar katër herë.

Gjatë kryerjes së këtyre veprimeve nuk kanë qenë të pranishme vëllai i vogel Amaridlo dhe as mamaja Blerina. Më pas vëllai ka dalë nga banesa duke e lënë kufomën aty, e ajo ka vijuar më pas me sistemimin e kufomës duke e lidhur atë me lidhëse në këmbë e në duar, duke e fashuar e vendosur dhe në një carcaf të zi. Ka gjetur katër gëzhojat dhe i ka lënë sipër tavolinës në cep. E ka mbështjellë kufomën me plasmas të zi dhe e ka lënë në divan, ku gjatë mbështjelljes ka harruar në trupin e viktimës dhe një palë gërshërë. 

Faktin e vrasjes e ka mësuar dhe e ëma dhe i vëllai i vogel pasi kanë ardhur në banesë, ku e ëma ka ngelur e tronditur nga ajo qe kishin bërë.  Në mbremje dy vëllzërit janë marrë me hapjen e gropës dhe fshehjen e kufomës, si dhe më pas dhe me armën dhe gëzhojat. Po ashtu dy vëllezërit kanë larguar dhe makinën nga banesa. Te nesërmen ajo ka parë që tek kasollja ishte lëvizur dheu dhe ka mësuar se aty ishte varrosur kufoma. Vendit përsipër i ka hedhur disa pllaka betoni dhe kashte që të mos dukej vendi i gërmuar nëse vinte për kontroll policia. Pas dy ditësh i vëllai ka bërë denoncim në polici për humbjen e babait.
Kanë biseduar me njëri tjetrin që nëse do të zbuloheshin nga policia ajo do të merrte përsiprr fajësine e autorësinë e ngjarjes. E ëma pas kësaj ka pastruar dhomën si dhe divanin mbi të cilin ishte shtrirë Pëllumbi kur u qëllua e kanë ngjitur në katin e dytë.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?