Politikë

Pëllumb Seferi takim me banorët në rrugën '5 Maj': Zëri juaj do dëgjohet në Kuvend (VIDEO)

4 Maj, 17:45| Përditesimi: 4 Maj, 18:08

  • Share

Kandidati për deputet nga Koalicion Euroatlantik në Qarkun e Tiranës, Pëllumb Seferi, zhvilloi sot një takim me banorët e rrugës “5 Maj” në Tiranë, ku dëgjoi nga afër shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen.

“Jam këtu për t’ju dëgjuar, sepse zëri juaj duhet të jetë pjesë e politikës që bën ndryshim. Ky qytet dhe këta njerëz meritojnë më shumë,” u shpreh Seferi gjatë bashkëbisedimit.

I njohur për lidhjen e tij të fortë me komunitetin dhe angazhimin konservator, Seferi theksoi se prioriteti i tij është të përfaqësojë ndershmërisht dhe me përkushtim çdo qytetar në Kuvend.

 

 

H.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?