Sali Berisha

Pëllumb Xhufi: Si Berisha e quajti tradhti kombëtare, nënshkrimin e rezolutës së Rambujesë

12 Prill 2023, 10:31| Përditesimi: 12 Prill 2023, 10:35

  • Share

Historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në DritareTv u shpreh se përpos presionit nga UÇK-ja për mosfirmosjen e rezolutës që erdhi nga Konferenca e Rambujesë, edhe Tirana ka bërë një presion të madh, kryesisht zyrtarë të PD-së. Xhufi tregon se si kryetari i PD-së në atë kohë, Sali Berisha tha se ishte tradhti kombëtare nënshkrimi i Rambujesë.

“Në Rambuje ka dhe diçka interesante, presioni vinte dhe nga UCK-së, por edhe nga Tirana, nga zyrtarët e PD-së. Ata thoshin ta firmosin rezolutën se ne kemi ndezur motorët. E dinin që ata nuk do ta në shkruanin dhe kjo punë do shkonte me luftë. Në darkë kur shkonim në hotel, shikonim në një televizion francez, edhe kryetarin e PD-së që thoshte është tradhti kombëtare, kush e nënshkruan Rambujenë. Kjo e stepi pak delegacionin e UÇK-së.

Megjithatë këmbëngulja e tyre për të futur ne marrëveshjen e Rambujesë dhe këtë çështjen e pavarësisë së Kosovës, krijoi një ngërç por e pati një të mirë. Sepse në fund të fundit Madeleine Albright mori një angazhim në emër të SHBA-së. Futi në rezolutën 12/44 qe në bazë të vullnetit të popullit të Kosovës do vendoset mbas tre vjetësh statusi i Kosovës. Që aty u hodh ideja dhe delegacioni i Kosovës e firmosi më pas.”, u shpreh historiani.

Pse UÇK refuzoi të firmosë Rezolutën e Rambujesë!

Historiani Pëllumb Xhufi bëri një analizë të mirëfilltë të konferencës së Rambujesë, që parapriu çlirimin e Kosovës dy dekada më parë. Xhufi tregon se si u krijua e famshmja 12/44 dhe përse komandantët e UÇK-së nuk donin që të firmosej rezoluta e Rambujesë.

“Në 1998-ën Milošević bëri masakrën e Skënderajt me familjen Jashari. Me këtë ndryshon historia e Kosovës. Sepse pas disa ditësh, në 10 mars të vitit 1998 u mblodh në Londër grupi i kontaktit që ishin 6 fuqi botërore, përfshirë dhe Rusia, ku për herë të parë u paralajmërua Serbia me goditje në rast se nuk tërhiqte forcat e policisë dhe nuk hiqte dorë nga represioni i dhunshëm i popullit të Kosovës. Në muajt e verës serbët futën dhe ushtrinë, përveç milicisë, nisen bombardimin e fshatrave dhe këtu nisi eksodi i madh i shqiptarëve të Kosovës. Pastaj hynë në Kosovë për të ndjekur luftën grupi i monitorimit të OSBE-së, ambasadorët e SHBA-së në vendet fqinje.

Në janar të 1999-ës ndodhi masakra e Rejcakut dhe kështu u mblodh Rambuje, si shans i fundit për t’i dhënë zgjidhje problemit pa luftë. Rambuje ishte një akt i cili parapriu çlirimin e Kosovës sepse aleatët e mëdhenj ishin plotësisht të qartë që Slobodan Milošević nuk do të tërhiqej. Kishin goxha eksperiencë me Milošević, e njihnin mirë. Ishte e qartë që Rambuje nuk do te firmosej nga pala serbe dhe shtrohet problemi që të nënshkruhej nga pala shqiptare. Dihen të gjitha peripecitë, presionet që bëheshin mbi delegacionin kosovar në Rambuje, por edhe nga terreni në Kosovë, por edhe disa komandantë të UÇK-së. Ata nuk donin të firmosej Rambuje sepse donin të shpallej Kosova e pavarur që në atë moment. Të tërhiqeshin forcat e Serbisë, ushtrisë, policisë, milicisë. Në Kosovë nuk do të kishte më ushtri serbe, do të futej NATO dhe do të niste një proces demokratik i vetëqeverisjes së Kosovës. Lëshimi i vetëm që u bë në Rambuje ishte pikërisht për ta kaluar në Këshillin e Sigurimit, të bëhej një rezolutë, siç u bë ajo në 10 qershor 1999-ës, e famshmja 12/44 e cila në nenin e parë e shpallte Kosovën si pjesë të Jugosllavisë dhe jo e Serbisë.

Jugosllavia mbas dy vjetësh u shthur sepse iku e Mali i Zi dhe nuk ekzistonte më si shtet. Por në rezolutë u përcaktua qartë që do fillonte procesit demokratik, zgjedhjet e lira, do zgjidhte qeverinë e vet Kosova dhe mbas një periudhe 3-vjeçare, do mblidhej një konferencë ndërkombëtare me faktorët relevantë, e cila do te vendoste mbi bazën e kontributit që palët e përfshira në proces, do jepnin procese demokratike në Kosovë dhe në bazë të vullnetit të popullit të Kosovës, ku do të vendosej statusi përfundimtar mbas tre vjetësh. Ishte një konferencë ndërkombëtare, jo OKB-ja. Ndërsa faktorë relevantë ishin Kina dhe Rusia, ishte Bashkimi Evropian, ishte SHBA-ja, Japonia. Në këtë konferencë vendoset me shumicë, nuk ka veto. Kjo qe një klauzolë që nuk u shfrytëzua nga diplomacia e Kosovës dhe nga diplomacia e Tiranës.

Aty u tha që tre vjet është afati nga kalimi i kësaj rezolute në Këshill Sigurimi, mbas tre vjetësh vendoset statusi kombëtar i Kosovës, mbi bazën e kontributit që jepet. Çfarë kontributi dha Serbia për proceset demokratike? Në vend që t’i çonte serbët të votonin, u thoshte mos votoni aty, votoni në Beograd. Nuk kishte dorëzuar krimet e luftës akoma. Serbia nuk ekzistonte si faktor fare. Ruset dhe kinezët e nënshkruan atë rezolutë që kishte dhe këtë nen të veçantë dhe çdo gjë ishte në rregull. Mirëpo sot jemi akoma të lidhur me rezolutën 12/44, mbas çerek shekulli, me një rezolutë që nga viti 2002 që duhet të kishte dale jashtë përdorimit.”, u shpreh zoti Xhufi./ 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?