SHBA- Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi është shprehur se ndihet e traumatizuar nga sulmi i dhunshëm që iu bë bashkëshortit të saj. Pelosi deklaron se familja e saj ishte mirënjohëse për reagimin e shpejtë të zbatimit të ligjit si dhe për kujdesin mjekësor që po i kushtohet bashkëshortit të saj.
“Ai pësoi një frakturë të kafkës dhe lëndime në krahun e djathtë dhe duart dhe është në spital duke marrë trajtim dhe kujdes mjekësor”, tha Nancy Pelosi, teksa shtoi se se është “zemërthyer dhe e traumatizuar” nga sulmi i dhunshëm.
Sulmi ndaj Paul Pelosi ndodhi mëngjesin e së premtes në shtëpinë në San Francisko. Në momentin e incidentit, Nancy nuk ishte në shtëpi. David DePape, 42 vjeç është personi që dyshohet se sulmoi bashkëshortin e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi. Ai besonte teoritë konspirative në lidhje me vaksinat kundër Covid dhe i shpërndante në Facebook.
Pelosi është një nga politikanet më të fuqishme në SHBA. Ajo u rizgjodh për një mandat të katërt si Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 2021, duke e bërë të dytën në radhë të presidencës pas Zëvendës Presidentes Kamala Harris.
Heren tjeter mbase e ke radhen ti rrace e poshter qe ndezet boten flake ju pisa
PërgjigjuO "Beni", mos peshty lartë, se të bie ne surrat pasaj.