Ju pëlqen muzika? Ritmi iu bën të ndiheni sikur mund të zotëroni vëmendjen e të gjithëve dhe nuk ju bën fare përshtypje se ku jeni? Epo ka një shpjegim për karakterin tuaj.
E ku ka më mirë se pas një dite të lodhshme pune të ktheheni në shtëpi dhe të ndizni muzikën që ju qetëson mendjen dhe shpirtin?
Të këndoni është një gjë shumë e mirë për shëndetin tuaj. Muzika mund të rrisë numrin e antitrupave të cilët forcojnë sistemin e imunitetit dhe e mbrojnë trupin nga bakteret.
Sipas ekspertëve, këndimi ka efekte shumë të mira shëndetësore për shëndetin mendor.
Këndimi stimulon mendjen dhe lehtëson simptomat e stresit dhe depresionit. Duke dëgjuar muzikë, ju keni mundësinë t’i zëvendësoni mendimet negative me ato pozitive përmes ndihmës së përdorimit të ritmeve dhe muzikës.
Une e bej gjithmone, e bindur se muzika te rrit perqendrimin dhe rregullon humorin, qofte kur punoj apo lexoj, por ne menyre absolute kur udhetoj. Ne nje nga lendet ne fakultet, kemi mesuar qe, muzika rrit rendimentin ne pune dhe kjo eshte e vertetuar. Nje muzike ne sfond te rrit perqendrimin tek puna qe ben dhe nuk te le hapsire as per muhabet e as te largohesh nga vendi i punes.
Përgjigju