Receta

Pelte me niseshte, një ëmbëlsirë e shpejtë dhe plot shije nga zonja Albana

23 Korrik, 11:59| Përditesimi: 23 Korrik, 12:01

  • Share

Pelte me niseshte

Përbërësit:

  • 1 litër ujë
  • 4 lugë gjelle niseshte (misri ose gruri)
  • 1 filxhan sheqer
  • Feta bajamesh të pjekura ose arra

Përgatitja:

Shkrijmë niseshtenë në pak ujë të ftohtë (rreth 1 gotë) derisa të tretet mirë, pa kokrriza. Ziejmë ujin dhe sheqerin në një tenxhere. Sapo të fillojë të vlojë, shtojmë niseshtenë e tretur ngadalë duke e përzier vazhdimisht. E lëmë të ziejë për 5–6 minuta, derisa të trashet masa dhe të bëhet si pelte e hollë. Mund t'i shtojmë pak ujë trëndafili në fund për aromë. E hedhim në gota ose tasa, i lëmë të ftohen në temperaturë ambienti, më pas i vendosim në frigorifer për 2-3 orë. I servirim të ftohta spërkatur me arra ose bajame të pjekura apo me arrë kokosi.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 24/07/2025 00:20

    Per te gjithe ata qe kane lindur pas 90', kjo ishte nje nga embelsirat e kohes se diktatures per familjet e thjeshta.Disa prej perberesve ne ate kohe zevendesoheshin per arsye te kuptueshme,por ishte nje embelsire e thjesht dhe e lire.Te them te drejten e kisha harruar fare.Faleminderit qe na risollet nje kujtim nga e kaluara!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?