Bota

Pema e Krishtlindjes në hapësirë, FOTO mahnitëse e yjeve 5 milionë vjeçarë në Rrugën e Qumështit

25 Dhjetor 2024, 12:40| Përditesimi: 25 Dhjetor 2024, 12:44

  • Share

NASA ka publikuar pamje mahnitëse nga hapësira, ndërsa ndodhemi në atmosferë festash. Një Pemë Krishtlindjesh është shfaqur në Rrugën e Qumështit, rreth 2500 vite dritë larg nga Toka.

Silueta e pemës është krijuar nga një grup yjesh të rinj midis 1 milion dhe 5 milion vjeç. Këta yje shihen në foto si drita blu dhe të bardha.

Ata janë të rrethuara nga gaz në ngjyrë jeshile. Në imazhin e parë, të dhënat optike në ngjyrë të gjelbër dhe vjollcë u kapën nga astrofotografi Michael Clow nga teleskopi i tij në Arizona në nëntor 2024.

Në imazhin e dytë të grupit, të lëshuar në 2023, të dhënat optike në të gjelbër u vëzhguan nga Teleskopi 0.9 metra i Fondacionit Kombëtar të Shkencës WIYN në Kitt Peak në Arizona.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?