Një pemë e rrëzuar në autostradën Tiranë-Durrës, ka bllokuar totalisht njërin nga akset, duke shkaktuar një trafik kilometrik të makinave.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv, pema ka bllokuar autostradën dhe po punohet për heqjen e saj nga rruga.
Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa radha e makinave është e gjatë.
Pritet heqja e pemës për të çliruar një nga akset më të rëndësishëm dhe më të përdorur në vendin tonë.
Komento
Komente
