Rusia 2018

Penallti me shumicë, thyhet rekordi në “Russia 2018”

26 Qershor 2018, 14:30| Përditesimi: 26 Qershor 2018, 14:35

  • Share

Efekti i VAR në Botërorin e Rusisë është ndjerë tej mase dhe mjafton të themi që numri i penalltive është tejkaluar sapo kanë mbaruar ndeshjet e treta në grupet A dhe B, krahasuar me Botëroret e tjerë.

Të hënën, në grupin A, portieri 45-vjeçar i Egjiptit, El Hadary, ia priti penalltinë Fahad Al-Muwallad të Arabisë Saudite.

Vetëm pak minuta më vonë, megjithatë, një penallti e dytë i është dhënë Arabisë Saudite, kësaj radhe u konvertua në gol nga Salman Al Faraj.

Kjo ishte penalltia e 18-të e akorduar deri më tani në finalet e këtij Botërori, duke barazuar rekordin e një Kupe të Botës në këtë drejtim, edhe pse është konsumuar vetëm gjysma e rrugës.

Orë më vonë, Cristiano Ronaldos iu dha mundësia e ekzekutimit të një penalltie në grupin B, kundër Iranit, të cilën e humbi.

Ky 11-metërsh theu rekordin, si i 19-të i finaleve të “Rusia 2018”. Portieri Ali Beiranvand ia mohoi numrit 7 të Portugalisë golin e tij të pestë në këtë Botëror.

Nga këto penallti, 14 janë konvertuar në gol, 5 të tjera janë pritur nga portierët, ose e kanë humbur objektivin.

Tetë nga vendimet për penallti, për më tepër, janë marrë pas konsultimit me VAR, një eksperiencë e re në këto finale.

Anglia, Australia dhe Arabia Saudite kanë marrë nga dy penallti në turneun e deritashëm, me Harry Kane dhe Mile Jedinak, lojtarët më pjellorë nga pika e bardhë, duke i konvertuar në gola dy penalltitë e tyre.

Nëse humben edhe 2 penallti të tjera, thyhet rekordi, që është 6, kur janë humbur në Botërorin 2010. Deri tani janë humbur 5 në “Russia 2018”, ku protagonist ishin edhe Messi me Ronaldon.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?