Moment nga ndeshja Genoa-Inter

Penallti në shtesë, Genoa ndal Interin kampion që në javën e parë! Në Francë ka panik, ndeshja ndërpritet për 25 minuta

17 Gusht, 20:50| Përditesimi: 17 Gusht, 20:53

  • Share

Inter kampion e ka nisur me një ndalesë në javën e parë të Seria A. Zikaltër në transfertën e Genoa-s barazuan me rezultatin 2-2 edhe pse deri në shtesë po udhëhiqnin 1-2. Në Luigi Ferraris ishin vendasit ata të cilët realizuan të parët pas një gabimi të portierit Sommer.

Pa kaluar shumë Marcus Thuram realizoi bukur me kokë pas asistit të Barrelas. Do të ishte sërish francezi ai i cili në pjesën e dytë do përmbyste rezultatin. Këtë herë i asistuar nga Davide Frattesi. Kur të gjithë meduan se zikaltërit do merrnin 3 pikët, në minutën e 94 një prekje e topit në dorë nga Bisseck u shndërrua në gol nga Messias. Në fund të dy skuadrat ndanë pikët, me Interin që largohet jo i lumtur nga Genoa.

Në Ligue 1 në ndeshjen mes Reims dhe Lille pati panik në fushë, pasi futbollisti Angel Gomes i miqve pësoi një goditje të fortë në kokë, ç’ka solli ndërprjen e ndeshjes për më shumë se 25 minuta. Pas ndërhyrjes së mjekëve në fushë dhe transportit për në spital, fatmirësisht u bë me dije se për lojtarin nuk kishte gjë shqetësuese.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?