Rasti i diskutuar

Sport

Penalltia e anuluar që i nxorri jashtë Championsit, Ranieri i Romës: Si mund të thuash që nuk ishte?

13 Maj, 13:17| Përditesimi: 13 Maj, 13:18

  • Share


Roma humbi 2-1 në Bergamo nga Atalanta. Pas 21 ndeshjeve radhazi pa humbje, fill pas uljes në stol të Claudio Ranierit, Roma humbet sërish, por jo pa polemika. Në minutën e 63-të të ndeshjes Roma fitoi një penallti të akorduar nga kryesori Sozza, por pas konsultës me VAR, arbitri ndërroi vendimin pasi ripa kontaktin në zonë mes Pasalic dhe Kone.

Pas ndeshjes për "DAZN" trajneri Claudio Ranieri tha se është i habitur sesi mund të anulohet një penallti si ajo, me rezultatin që në atë moment ishte 1-1.

"Nuk e di nëse Champions është më e arritshme pas ndeshjes, por do të luajmë siç kemi bërë gjithmonë duke luftuar deri në fund. Forcën dhe intensitetin e Atalantës e njohim, komplimente atyre. Por do të desha të dija nëse penalltia e Kone ishte apo jo.

Na kanë thënë gjithmonë se VAR-i ndërhyn vetëm nëse ka një gabim të dukshëm, aty shihet qartësisht që Pasaliç gabon ndërhyrjen dhe shkon te gjuri i lojtarit tim. Nuk mund të bëhet një herë po dhe një herë jo. Padyshim ka një mungesë njëtrajtshmërie gjykimi, ajo është penallti, nëse e ka dhënë gjyqtari pastaj nuk mund të ndërhysh, kjo është ajo që na kanë thënë.

Komplimente Atalantës, por edhe lojtarëve të mi. Unë nuk po them nëse është penallti apo jo, por nëse mund të ndërhyjë VAR-i. Pranojmë gjithçka, por duam të dimë për shkak të drejtësisë sportive, pasi ai ndërhyri. Si mund të thuash që nuk është penallti?”, shfryu i inatosur trajneri i Romës.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Atalanta fiton kundër Romës, Juventusi mbetet në zonën Champions! Venezia tri pikë shprese në Serie A


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?