Një penallti e ekzekutuar në minutën e 97 nga Abazaj i dha 1 pikë Tiranës me rezultatin 1-1 në supersfidën me Egnatin kryesuese. Për rrogozhinasit kjo ishte ndeshja e 6 pa fitore, ndërsa Tirana vijon të qëndrojë larg katër vendeve të para që kualifikohen për ‘final-four’.
“Sigurisht ashtu si shkoi ndeshja një pikë na kënaq sepse mund të dilnim pa pikë. Mendoj se kemi zhvilluar një nga ndeshjet më të mira ku u goditëm atëherë kur se prisnim. Megjithatë fati deshi që ta barazonim ndeshjen,”-u shpreh Erbim Fagu, trajner i Tiranës.
Për Report TV trajneri i Egnatias Edlir Tetova tregoi se ishte shumë i pakënaqur ngë vendimet e arbitrit në këtë ndeshje.
“Më vjen keq që humbas 3 pikët në thonjza sepse ekipi im i ka marrë tre pikët sot. Ajo penallti në fund ka një faull më herët sepse lojtari i Tiranës e fut topin me dorë në zonë dhe akordohet një 11-metërsh i paqenë. Unë i përgëzova futbollistët e mi për lojën e kujdesshme sepse besoj që i ka marrë tre pikët sot. Nuk e di pse edhe në pjesën e parë nuk akordohet penallti në favorin tonë kur Hoxhallari i ndërhyn Montenegros,”-deklaroi Edlir Tetova, trajner i Egnatias.
Më herët Partizani siguroi fitoren e dytë rradazi në Superligë, teska mposhti me poker 0-4 Erzenin në Rrogozhinë. Ndërkohë sot në orën 17:00 Vllaznia do kërkojë të rikthehet në vendin e dytë, që aktualisht mbahet nga Partizani, teksa do përballet me Skënderben në Korçë.
“Një nder ekipe që luan futboll të bukur në Shqipëri, por shkojmë në Korçë me plot optimizëm për një rezultat pozitiv,”-tha Qatip Osmani, trajner i Vllaznisë.
Po në orën 17:00, për llogari të javës së 27 të Superligës, Dinamo pret në Niko Dovana të Durrësit të zotët e shtëpisë Teutën.