Sport

Penalltia kundër Kroacisë, legjendat kryqëzojnë arbitrin argjentinas: Idiot!

16 Korrik 2018, 07:10| Përditesimi: 16 Korrik 2018, 09:21

  • Share

Vendimet e arbitrit argjentinas në finalen Francë-Kroaci nuk qenë vendimet e duhura për legjendat e futbollit anglez, Roi Kin dhe Alan Shirer. Nestor Pitana është kontestuar jo pak për penalltinë e akorduar kundër Kroacisë pjesën e parë të sfidës pas një prekje me dorë nga Perisiç. 

Roi Kin, një legjendë e futbollit anglez, thekson: “Futbolli është loja më e bukur në planet, por vendime të tilla, si ajo për penalltinë, padyshim që ma shpifin. Kroatët nuk e meritonin atë vendim të çuditshëm, dhe të turpshëm. Arbitri me siguri nuk ka luajtur kurrë futboll në jetën e tij, jua garantoj. Kemi të bëjmë me një idiot”. 


(Arbitri argjentinas, Pitana)

Ndërkohë, opinionisti i BBC, Alan Shirer, shtoi: “Ajo prekje me dorë nuk ka mundësi të jetë e vullnetshme. Arbitri ka bërë një gabim të madh në finalen e Kupës së Botës". Edhe ish-qendërmbrojtësi i Manchester United dhe kombëtares angeze, Rio Ferdinand, ka thënë se arbitri mund ta kishte shmangur atë moment pakujdesie në mbrojtjen kroate, e cila vendosi fatin e ndeshjes.

 Diçka të tillë e ka konfirmuar edhe legjenda gjermane, Jurgen Klinsman.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?