Mike Pence dhe Joe Biden

Bota

Pence ndryshe nga Trump/ Do të bëhet pjesë e inaugurimit të presidentit Joe Biden

10 Janar 2021, 12:17| Përditesimi: 10 Janar 2021, 12:21

  • Share

SHBA- Zëvëndëspresidenti amerikan, Mike Pence, do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur, Joe Biden sipas burimeve.

Pence po planifikonte qe të merrte pjesë në inaugurim, por ai po priste edhe një ftesë, të cilën Biden e bëri ditën e premte pasi tha se do të ishte shume i lumtur nëse Pence do të merrte pjesë.

"Ai është i mirëpritur. Unë mendoj që është e rëndësishme të ruajmë mënyrën e ndryshimit të një administrate, kështu qe zëvëndëspresidenti në detyrë Mike është i mirëpritur të vijë”, ka thënë Biden të premten.

E gjithë kjo ka ardhur si pasojë e një postimi në Twitter nga Donald Trump përpara se llogaria e tij të bllokohej, se nuk do të ishte i pranishëm në ceremoninë e ndryshimit të administratës.

Biden për deklaratën e Trump, tha se kjo ishte zgjedhja e duhur nga ana e tij.

“Ka tejkaluar çdo pritshmëri të keqe. Ai është turpi i vendit tonë, na ka turpëruar në të gjithë botën. Nuk është i denjë për të mbajtur atë zyrë”, tha Biden për Trump.

Skenat kaotike dhe të dhunshme shpërthyen në Capitol të mërkurën ndërsa mbështetësit e Trump sulmuan ndërtesën për të protestuar ndaj votimit të Kolegjit Zgjedhor

Dhuna e së mërkurës erdhi disa orë pasi Trump inkurajoi mbështetësit e tij për të luftuar kundër rezultateve të zgjedhjeve ndërsa Kongresi po aprovonte fitoren e Biden në votimet e nëntorit.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albania: 11/01/2021 00:13

    Biden dhe pance do shkojne atje ku shkoj papa sot.spo shofni ca behet blackout totsl.zgjohuni neser ka lajme tr tjera prr keta pedofilat e djallit

    Përgjigju
  • Opionisti: 10/01/2021 22:47

    Dokete remunje 20 njanar ne amerike the per shkarkimi trump

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?