Sali Berisha perceptohet si faktori vendimtar që shpëtoi në janar të vitit 2012 Ilir Metën nga dënimi në Gjykatën e Lartë, përmes katër gjyqtarëve të emëruar nga Partia Demokratike. Prokuroria e Përgjithshme kërkonte dënimin e Ilir Metës me dy vite burg për korrupsion, bazuar në video-skandalin e publikuar nga Dritan Prifti, kur Meta shfaqej me një bllok të zi në dorë, duke bërë pazare me pasuritë publike, emërimet në administratë si dhe tregonte ndikimin e tij, në diktimin e vendimmarrjeve në Gjykatën e Lartë. Një ditë para vendimit, Sali Berisha, në atë kohë kryeministër, shkoi për darkë në shtëpinë e Metës. Berisha kujdes që të publikonte darkën në media, duke i dhënë një mesazh të qartë trupit gjykues.
Dhe trupi gjykues e mori mesazhin. Gani Dizdari, Majlinda Andrea, Arjana Fullani dhe Guxim Zenelaj votuan pro pafajësisë së Metës, ndërsa Ardian Dvorani votoi kundra, ku për rrjedhojë u shpall më vonë armik nga Berisha dhe Meta. Çuditërisht vetëm Ardian Dvorani dhe dy prokurorët që kërkuan dënimin e Metës e kaluan Vetingun. Ndërkaq, Sali Berisha nxitoi që në orët e para duke e shpallur videon montazh. Ekspertët ndërkombëtar konfirmuan vërtetësinë e saj, por ekspertiza u rrëzua nga gjykata, me kërkesë të avokatëve të Metës. Ky i fundit gjeti disa ekspertë të tij, të cilët e shpallën videon montazh.
Versioni i montazhit u përdor nga Berisha edhe pas vrasjeve të 21 Janarit 2011, për të ndërtuar teorinë e puçit të shtetit, një manovër kjo për të mbuluar krimin në bulevard. Natën e 23 janarit 2011, Sali Berisha deklaronte se “Pasi dështoi me të gjitha format, Rama u kthye te dhuna, montoi një video, një bisedë midis Zëvendëskryeministrit dhe ish-ministrit Prifti. Në këtë video, natyrisht, skenari nuk kompletohej me Zëvendëskryeministrin dhe ministrin. Skenari kompletohej po dilte koka, Kryeministri, dhe në këtë video, bashkë me çakallin e tij, paraqet një manipulim të ulët, sikur bisedohej për atë që nuk ishte biseduar kurrë. Natyrisht, kjo ishte një gjë shumë e rëndë, kjo ishte një gjë që imitonte në një farë mënyre skenarin hungarez”.
Katër vjet më vonë, në mars të vitit 2015, Sali Berisha pranoi publikisht në Kuvend se videoja ishte e vërtetë. Më shumë se një pendesë, ishte pranimi i një të vërtete në shenjë hakmarrje ndaj Metës, dy vjet pasi ky i fundit braktisi koalicionin me PD-në. Është epike përplasje e ashpër mes Sali Berishës dhe Ilir Metës në seancën e datës 5 mars 2015, ku akuzonin njëri-tjetrin për vrasje dhe korrupsion. Berisha i kërkonte Metës të jepte dorëheqjen si kryetar i Kuvendi, pasi akuzohej se kishte porositur vrasjen e deputetëve Tom Doshi dhe Mhill Futi.
Nga ana tjetër, Meta i tha se e kishte dhënë një herë dorëheqjen në janar 2011 për Shkëlzenin, duke aluduar se i biri i Berishës ishte në videot e Dritan Priftit në mënyrë komprometuese. “Herën e parë, dorëheqjen e dhashë prej Shkëlzenit, se ai ishte në videon e Dritan Priftit, dhe ti e di shumë mirë...”, tha Meta. Ky është momenti që Sali Berisha për herë të parë pranon se videoja e Meta-Prifti ishte autentike. Duke iu përgjigjur Metës, Berisha thotë se “Kjo alibi që kërkon, është e turpshme. Dorëheqjen e parë e dhe për bllokun e Monikës! Tani jep dorëheqjen e dytë! Për 700 mijë euro dhe dorëheqjen herën e parë”.
Pas asaj seance, ‘akujt’ mes Berishës dhe Metës nisën të zbuteshin. Në verën e vitit 2016, ata e panë reformën në drejtësi si një rrezik të përbashkët, ku Berisha i kishe shpallur luftë publikisht, ndërsa Meta e kundërshtonte në prapaskenë. Përplasja e fundit u shënua në maj 2017, ku Lulzim Basha ndërmori një fushatë akuzash ndaj LSI-së. Megjithatë, raportet mes Berishës dhe Metës duket se ishin të ngushta, pasi vetëm disa muaj më pas, PD dhe LSI u bashkuan kundër qeverisë, duke zyrtarizuar edhe një aleancë më pas.
Nga 2017, Berisha dhe Meta ka vijuar luftën në një front kundër qeverisë, zhvillimeve në drejtësi dhe sidomos ndaj ambasadorëve të Perëndimit në Tiranë. Në dy mars të 2020, Berisha mori pjesë në mitingun e organizuar nga Ilir Meta në oborrin e Presidencës, për rrëzimin e qeverisë, ndërsa sot PD-LSI u kërkojnë votën shqiptarëve për t’u besuar qeverisjen e vendit pas 25 prillit.
Salmut bershurra është mortja e kombit Shqiptar. Ky malok bastard hajdut kriminel duhet të ...në turën e druve i gjall që të laj gjith krimet që ka bër kundër kombit Shqiptar.
PërgjigjuKëto janë prova për spakë por a do gjykohen ndonjë here këta ajdutë e kriminela të shpëtojë populli shqiptar se janë bërë si jena na ropën për së gjalli.. Që mos i gozofshin kur...
PërgjigjuKthe e përkthe po te njëjtat gjëra, po kthejmë syte nga lindja pasi ma është premtuar perëndimi, e ngelem te Saliu qe ka pjerdh me kohë.
PërgjigjuPo për Dritanin e varfër do të na tregoi njeri të vërtetën. Kushe helmoi djalin?
PërgjigjuSHBA NE QOFTESEDO QE KY VEND TE VENDISET NE SHINA TU PRESI KOKEN KATER VETAVE DOSJET I KA TE SJELLI DHE 20000 MARINSA QE KETA TE MOS TE GJEJN VRIM KU TE FUTEN MILITANTET E HAJDUTEVE QE KAN QEVERISUR PER 30 VJET SE PER TRIMA TE HAN MUTIN PO BEJN SI TRIMA SE SKA SHTET
PërgjigjuIliri dhe Saliu ,gangrena dhe tuberkulozi dy sëmundje qe te len te jetosh duke ta gryer trupin çdo dite ,E gryen Shqiperine kaq vite dhe kërkojnë prape vota ,jo se nuk jane ngopur por duhet ti mbrojne ato që vodhën, Do i votojmë?
PërgjigjuKy sala është hija e zezë e tërë historisë shqiptare,,, si nuk e kanë vrarë
PërgjigjuEshte e kote ,çfare kerkon kjo ambasadore ,ku ndalohet ky fenomen ne nje ved fukara si shqiperia,shqipetaret po shesin femijet grate babe e nene e jo ma voten,cka po kerkon ajo qiqra ne hell ! Ajo te shkoje e ti ndaloje ne amerike. Votat po i shiten hapur ne amerike e jo me ketu,prandaj boll u tallen me ne keta legena ambasadoresh, U MBOLL VENDI NE HASHASH E NUK E HAPEN GOJEN , ATA VIJNE KETU SI LEGENA DHE MBUSHIN THASET ME DOLLAR E EURO TURP TURP TURP SE SHUMICA TE GJIJE AMBASADORET JANE LEGENA E HAJDUTA.
Përgjigju