TIRANË- Verifikimi i pasurive nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit të pasurive të 37 kandidatëve të kualifikuar si agjent të byrosë kombëtare të hetimit mban “peng” ndritjen e BKH-s.
Gjithçka e planifikuar për t'u mbyllur brenda muajit shkurt është shtyrë pa një afat se kur do të nisin nga puna agjentët e certifikuar. Report Tv është interesuar pranë BKH-s dhe SPAK si dy institucionet që monitorojnë procesin, por asnjëri prej tyre nuk dha një përgjigje se kur përfundon kontrolli i pasurive.
Më 30 korrik të 2020 KLP zgjodhi në krye të BKH drejtuesen Aida Hajnaj dhe nga ajo datë ky institucion ska mundur të nis funksionimin për mungesë të agjentëve.