Avokati i Popullit

Politikë

Peng që nga qershori 2023, Kuvendi rikthen Avokatin e Popullit më 13 shkurt! Në të njëjtën seancë votohen edhe ndryshimet në Kod për votën e Diasporës

31 Janar, 17:42| Përditesimi: 31 Janar, 19:12

  • Share

TIRANË - Çështja e Avokatit të Popullit, zgjedhja e të cilit qëndron peng i politikës që nga qershori 2023, do të rikthehet sërish në parlament  në seancën e 13 shkurtit. Shtatë kandidatët për Avokat Populli që kanë kaluar filtrin e Komisionit të Ligjeve dhe kanë marrë firmat mbështetëse të deputetëve, do të mësojnë më 13 shkurt nëse ndonjëri do të zgjidhet në këtë post. 

Pasi procesi ngeli peng i dialogut politik që nga qershori i vitit 2023, Kuvendi e ka vendosur t’i hedhë në votim, seancën e 13 shkurtit. Emrat janë mbështetur me firma vetëm nga opozita, ndërsa do t’i nënshtrohen votës së deputetëve në parlamennt për të siguruar 84 vota.

1 nga 7 emrat, Vitore Tusha, Bledar Dervishaj, Tartar Bazaj, Besim Ndregjoni, Dardan Mustadaj, Edison Frangu dhe Erald Aga do të duhet të marrë edhe mbështetjen e socialistëve në mënyrë që të zërë vendin e Erinda Ballancës. Kjo e fundit është zgjedhur që në 2017, por qëndron ende në detyrë pavarësisht përfundimit të mandatit.

Në vitin 2023, në seancë plenare, Rama nuk pranoi të votonte një prej emrave të sjellë nga PD, Ledio Brahon, me argumentin se “nuk do të votonte një avokat partie”. Në të njëjtën seancë, opozita nuk i dha votat e saj që Ardian Dvorani të bëhej gjyqtar kushtetues.

Kandidatët për Avokat Populli
Bledar Dervishaj
Vitore Tusha
Tartar Bazaj
Besim Ndregjoni
Dardan Mustafaj
Edison Frangu 
Erald Aga

Burime për Report Tv bëjnë me dije se po në seancën e 13 shkurtit do të kalohen për votim edhe një draft për ndryshimet në Kodin Zgjedhor për votën e diasporës. Kjo pikë pritet me interes për t’u parë, pasi opozita ka kushtëzuar votën e saj duke kërkuar që të votojnë edhe emigrantët me dokumente të huaja. Por, mazhoranca nuk e pranon këtë pikë, duke thënë se opozita po krijon alibi për humbjen e radhës.

G.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Real: 31/01/2025 19:35

    Nuk mbeti peng jooo por e lane enkas ndyresiren Ballanca qe te zgjidhnin rehat antaret e KLP dhe KLD. Ajo fole ndyresirash vetem Avokat i Popullit nuk mund te quhej, por fole e korupsionit te palo komisionereve qe duhet patjeter te jene subjekt i SPAK per zullumet dhe rryshfetet qe kane marre. Mjafton te shikoni si eshte rritur pasuria e ketyre maskarenj komisionereve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?