Pengesa e fundit/ 11 arsyet pse ndërkombëtarët kërkojnë depolitizimin e zgjedhjeve, PD-LSI nuk lëshojnë komisionerët partiakë

4 Qershor 2020, 16:13| Përditesimi: 4 Qershor 2020, 16:25

  • Share

Depolitizimi i komisioneve të administrimit të zgjedhjeve është një nga rekomandimet kryesore të OSBE/ODIHR, reflektuar në katër raportet e fundit për zgjedhjet në Shqipëri, konkretisht në raportet përfundimtare për zgjedhjet e 2013, 2015, 2017 dhe 2019. Lufta për t’i dhënë fund komisionerëve partiakë është edhe pengesa e fundit që mban peng konsensusin politik për reformën zgjedhore. Depolitizomi i komisioneve refuzohet nga PD-LSI, me pretendimin se përmbyset balancimi politik në qendrat e votimit, komisionet e administrimit të zgjedhjeve dhe grupet e numërimit të votave. Sipas PD-LSI zbatimi i këtij rekomandimi kalon të gjithë procesin zgjedhor në duart e qeverisë, e cila do të numërojë votat me punonjësit e administratës.

Po pse OSBE/ODIHR, të mbështetur nga SHBA-BE, këmbëngulin në çlirimin e administrimit të zgjedhjeve nga partitë politike në Shqipëri? Duke iu referuar raporteve për katër palë zgjedhjet e fundit në Shqipëri, Report Tv identifikon 11 arsye kryesore se për OSBE/ODIHR nuk tërhiqen nga depolitizimi. Partitë politike nuk i propozojnë brenda afateve komisionerët si dhe i zëvendësojnë ata sipas dëshirës në çdo kohë, duke dëmtuar rëndë procesin zgjedhor. Partitë i mbajnë të fshehtë emrat komisionerëve deri në minutat e fundit nga frika se i korrupton kundërshtari, duke bllokuar përgatitjet për zgjedhjet dhe sidomos trajnimin e komisionerëve nga KQZ.

Gjithashtu, OSBE/ODIHR thekon se komisionerët partiakë ndahen sipas linjave politike dhe nuk i referohet ligjit zgjedhor për çështje të debatueshme, duke sjellë bllokimin e procesit të votimit dhe numërimit. OSBE/ODIHR pohon se me komisionerët partiakë, administrimi i zgjedhjeve në Shqipëri mbetet në varësi të vullnetit politik të partive dhe jo të zbatimit të ligjit zgjedhor. Për këto arsye, SHBA-BE po ushtrojnë presion mbi opozitën për të hequr dorë nga komisionerët partiakë. Ditën e djeshme, ambasadorja e amerikane në Tiranë, Yuri Kim, tha se tashmë ‘topi’ është në fushën e Lulzim Bashës, ndërsa ky iu fundit tha se është edhe një çështje pa zgjidhur, duke iu referuar çështje e depolitizimit.

Arsyet se pse OSBE/ODIHR kërkojnë depozitimin e zgjedhjeve

1.     Partitë politike zëvendësojnë komisionerët e tyre deri në minutat e fundit, sipas dëshirës, madje edhe gjatë votimit apo numërimit, duke bllokuar procesin zgjedhor.

2.     Partitë politike nuk i propozojnë brenda afateve të parashikuara kandidatët e tyre për KQV-të dhe grupet e numërimit.

3.     Partitë politike i mbajnë të fshehtë emrat e komisionerëve të qendrave të votimit deri ditën e fundit, nga frika se mos korruptohen nga kundërshtari. Kjo praktikë dëmton rëndë zgjedhjet.

4.     Vonesa në propozimin e komisionerëve nga partitë shkaktojnë pasiguri dhe ndërprerje të përgatitjeve për zgjedhje.

5.     Vonesat në propozimin e komisionerëve pengojnë KQZ për trajnimin e tyre.

6.     Ndryshimin e komisionerëve sipas dëshirës nga partitë në minuat e fundit nuk i krijon mundësi KQZ të trajnojë ata.

7.     Duke qenë militantë partiakë dhe të zgjedhur nga partitë me kriter kryesor besnikërinë, komisionerët lënë për të dëshiruar nga pikëpamja profesionale.

8.     Duke qenë të politizuara, anëtarët e KZAZ-ve ndahen sipas linjave politike dhe nuk i referohet ligjit zgjedhor për çështje të debatueshme.

9.     Ndarjet sipas linjave politike të anëtarëve të KZAZ-ve sjell përplasje, bllokime dhe vendime politike.

10.  Partitë politike nuk respektojnë detyrimin për kuotën e grave në përbërje të komisioneve zgjedhore.

11.  Komisionerët partiakë bëjnë që administrimi i zgjedhjeve të jetë në varësi të vullnetit politik të partive dhe ligjit zgjedhor.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?