Një përplasje fizike parapriu përngmarrjen e njërit prej vëllezërve Beqiraj para dy ditësh në autostradën Tiranë-Durrës. Policia bën me dije detajet e ngjarjes.
“Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, kanë intesifikuar veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në kuadër të veprimeve të thelluara të kryera në vijimësi, si dhe atyre të kryera gjatë dy ditëve të fundit, nisur edhe nga konflikti mes 2 vëllezërve me disa persona të tjerë, u bë e mundur zbardhja e disa ngjarjeve kriminale, si dhe qëllimi i konflikit të ndodhur më datë 02.10.2022, në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur “Koxhas”, ku disa persona me automjete kanë goditur motomjetin e dy vellezërve G. B. dhe I. B. dhe më pas kanë marrë me vete, njërin prej tyre, për disa minuta. Në sajë të veprimeve të shpejta, reagimit dhe presionit policor, personat që kishin marrë në automjet shtetasin I. B., në pamundësi për të dalë me automjet nga perimetri i rrethimit të Policisë, e kanë lënë në rrugë shtetasin I. B., kanë braktisur automjetet dhe kanë mundur të largohen në këmbë. Nga tërësia e veprimeve hetimore u bë dokumentimi i plotë i kësaj ngjarjeje dhe identifikimi i autorëve të saj. Është vënë në pranga njëri prej autorëve dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë. Gjithashtu u sekuestruan mjetet e përdorura në këtë ngjarje. Në automjetin me të cilin është marrë peng shtetasi I. B. janë gjetur dhe fiksuar prova shkencore”, ka njoftuar policia.\
Lajmi kryesor:
'Zbërthehen' vëllezërit Beqiraj që u morën peng, merrnin 50-150 mijë euro për 1 vrasje! Po planifikonin ekzekutimin e ‘Rrumit të Shijakut'! Shkatërrohet grupi kriminal në Durrës, 15 në pranga
K.T.//ReportTv.al