Kamioni me dosje tek bashkia dhe Adriana Kalaja

Kronikë

Pengoi lëvizjen e automjetit të Bashkisë Tiranë që po transportonte dokumente,vihet nën hetim Adriana Kalaja! Bashkia e kallëzoi penalisht

26 Shkurt, 15:44| Përditesimi: 26 Shkurt, 15:51

  • Share

TIRANE- Prokuroria e Tiranës ka nisur hetime ndaj aktivistes Adriana Kalaja, pasi akuzohet se ka penguar lëvizjen e automjetit në pronësi të bashkisë Tiranë, me të cilin dje po transportoheshin dokumente nga Bashkia te Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.

Edhe policia e Tiranës ka referuar materialet tek prokuroria

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Adriana Kalaja, 61 vjeçe, pasi ditën e djeshme, ka penguar lëvizjen e një automjeti në pronësi të bashkisë Tiranë, me të cilin po transportoheshin dokumente, nga ky institucion, te Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.

Edhe Bashkia e Tiranës ka depozituar një kallëzim penal ndaj shtetases Adriana Kalaja pasi dje pengoi punonjësit e Bashkisë që të kryenin punën e tyre rutinë të zhvendosjes së materialeve shkresore në godinën e arkivës.


Sipas kallëzimit të dorëzuar nga Drejtoria e Sigurisë së Objekteve dhe Ceremonialit e Policisë Bashkiake, Kalaja ka penguar një mjet të ndërmarrjes së mirëmbajtjes së objekteve publike të Bashkisë, duke bllokuar rrugën dhe duke refuzuar të largohej. Pas disa minutash, në vendngjarje ka mbërritur një ekip i Policisë Rrugore, i cili i ka kërkuar të lirojë rrugën, por ajo ka vijuar me sjelljen e saj penguese.  

Në kallëzim thuhet  se Kalaja ka kërcënuar verbalisht shoferin e kamionit dhe ka përdorur fjalor fyes ndaj punonjësve të policisë bashkiake.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?