Një shofer është ndëshkuar me një gjobë të majme nga Policia Rrugore e Tiranës, pasi kjo e fundit konstatoi se ai kishte parkuar gabim, duke penguar kështu lëvizjen e mjeteve të tjera.
Policia Rrugore identifikoi dhe shoqëroi drejtuesin e automjetit në komisariat. Bazuar në një video të postuar në rrjetet sociale, specialistët e Policisë Rrugore zbuluan se drejtuesi kishte dokumente të skaduara. Ai u gjobit me 28,000 lekë të rinj dhe iu tërhoq leja e qarkullimit.
Komento