Arrestohet politikani serb

Pengoi punëtorët që po lyenin Urën e Ibrit, policia arreston politikanin serb

8 Gusht, 18:32| Përditesimi: 8 Gusht, 18:40

  • Share

Policia e Kosovës arrestuar sot politikanin serb Aleksandar Arsenijeviç nga partia Demokracia Serbe. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër.

Përmes një njoftimi bëhet e ditur, se Arsenijeviç dhe një person tjetër kanë penguar punëtorët të cilët ishin duke pastruar disa grafite me mbishkrime nacionaliste të cilat krijojnë nxitje dhe urrejtje.

“Personat në fjalë janë paralajmëruar disa herë që të mos pengojnë punën dhe të largohen , por ata kanë vazhduar duke nxitur më pas tensione.

Njësitet policore më pas kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim dy persona e të njëjtit janë liruar”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatosi-kosove: 09/08/2024 10:07

    Nuk zgjati shum arrestimi,as nje ore si çdo her,tash ta presim ministreshen e puneve te kota ate te drejtesise kur do dali ne conférence per shtyp me dyer te mbyllyra sepse shumica e mediave e kan bojkotuar dhe do tna shet dushk per gogla.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?