Kufizimi i lirisë së tij individuale dhe familjare, por edhe i kolegëve të tij prokurorë për shkak të detyrës, ishte një nga pengjet që kreu i SPAK, Altin Dumani, u shpreh se kishte.
"Dua të falenderoj me përulësi prokurorët e SPAK hetuesit, hetuesit financiarë e të gjithë ata që punojnë për përkushtim dhe sakrificë në përmbushjen e kësaj detyre. Mirënjohje
Dua të falenderoj familjen time. Nuk është e lehtë të jesh prokuror, për më tepër drejtues në Prokurorinë e Posaçme. Është e vështirë në ambientin shqiptar të përmbushësh me profesionalizëm.
Veten patjetër e kam kufizuar dhe sakrifikuar, por nga ana tjetër edhe familja ime po sakrifikon. Është e kufizuar në jetën e saj, lirinë e saj. Dhe familjet e prokurorëve janë të kufizuar në lirinë e tyre.
Kur shkoj nga shtëpia për në punë në mëngjes, se natën kthehem vonë e nuk shoh gjë, nga dritarja e automjetit shoh njerëzit që lëvizin lirshëm, mua më vjen pyetja a do të vijë ajo kohë që unë, familja ime, kolegët e mi dhe familjet e saj të lëvizin lirshëm?
Përgjigjja ime është që unë pavarësisht përgjegjësive është një punë që kemi zgjedhur ta bëjmë e do ta bëjmë me përkushtim. Dua të falenderoj familjen që më duron e më mbështet pavarësisht kostove që kanë marrë përsipër" tha Dumani.
Lajmi kryesor:
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
S.G/ReportTv.al