Banori i shtëpisë së ‘Big Brother VIP Kosova’, Stresi në një bisedë me Xhulin ka treguar se ndër planet e tij ka qenë realizimi i një filmi mbi historinë e jetës. Por, mesa duket i ka ngelur peng për shkak të shumës së madhe që i kanë kërkuar për realizimin e filmit. Gjithësesi, ai thotë se do gjej një mënyrë për ta realizuar në të ardhmen edhe se tani e ka të papërballueshme.
“Për filmin që kisha dëshirë me bo unë, për historinë time më kanë kërkuar mbi 500 mijë euro, por ke kamera ke gjëra për të shkatërruar, është punë e madhe”, ka thënë ai.
Juliana Nura e pyeti se nëse donte të bënte film apo dokumentar e përgjigjja e Stresit ishte:
’Film. Për dokumentar, kisha bo 8. Është shumë thjeshtë. Një aparat në dorë, me një skenarist të mirë…’
Edhe nëse fiton ‘Big Brother Kosova’ sërish nuk arrin të formojë shumën e kërkuar pasi çmimi i madh është 200 mijë euro.
direkt per oscars pastaj.
Përgjigju