‘Pengu’ i Saimir Gongos tek ArTurbina, shfaqja, si një ‘shuplakë’ për kë pengon njerëzit e talentuar

26 Shtator 2018, 16:55| Përditesimi: 26 Shtator 2018, 17:21

  • Share

Nëse "Njerëzit mendojnë se burgu është një hapësirë e vogël, pa dritare, që hapet vetëm në një orë të caktuar", Saimir Gongo me anë të "Pengut" që ngjiti në skenën e ArTurbinës në kuadër të Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrove, vë publikun përballë një tjetër burgu, që ngacmon ndjenjat dhe psikologjinë e shumëkujt.

Me Neritan Liçaj në rolin e Justinianit, dhe nëpërmjet një loje që e surprizon publikun atëherë kur nuk e pret Gongo arrin të bëjë të reflektojë "të burgosurit" e një jete dhe të një pune që nuk është ajo që duan, si dhe ata që krijojnë pengesa pasi siç dramaturgu e shpreh "bota është një burg i madh ku në të gjithë burgosim njëri-tjetrin". 

Një dramë ndryshe që bëhet "shuplakë" edhe për ata që bëhen pengesë për njerëzit me ëndrra dhe talente, për ata që i fitojnë gjërat lehtë duke u kujtuar se "bota rrotullohet" dhe, sistemet që ngre, ato që ua bën të tjerëve mund të bëhen gracka jote.

Saimir Gongo nëpërmjet interpretimit të Liçajt vë në dukje edhe pjesën humane të një njeriu që pavarësisht detyrimeve ndaj familjes, dashurisë për së birin nuk harron se ç’është e drejtë.

Dëshira për të bërë të lumtur të birin e bën protagonistin, "peng" të një loje që për të do të jetë fatale. Një lojë që me zhvillimin e ngjarjeve shndërron personazhet, dhe ndodh ajo që asnjë nuk e pret.

Një dramë ku të gjithë në një mënyrë ose në një tjetër janë peng i asaj që bëjnë. "Pengu" solli në skenë dhe Kastriot Shehun, Amos Zaharinë, si dhe Olta Gixharin, të cilët ishin të gjithë "të burgosur", çka u reflektua edhe në kostumografin e tyre.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?