Përgjegjësit amerikanë të sigurisë në vendin e punës kanë gjobitur një fabrikë në Pensilvani pasi dy punëtorë ranë në një kazan me çokollatë dhe u detyruan të shpëtoheshin. Fabrika Mars Wrigley u gjobit me më shumë se 14,500 dollarë nga Administrata e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë. Punëtorët ishin kontraktorë që nuk punonin me orar të plotë për fabrikën.
Incidenti ndodhi në qershor 2022. Për t’i shpëtuar duhet të hapej një vrimë në fund të kazanit. Një punonjës u transportua në spital me helikopter, sipas raporteve lokale.
Raporti i përgjegjësve për sigurinë në punë e cilësoi incidentin "serioz". Ai thotë se punëtorët ishin punësuar për të pastruar dhe nuk u pajisën me trajnimin e duhur të sigurisë. Ai vuri në dukje se punëtorët ranë në një rezervuar grumbullimi - një rezervuar që përdoret për përzierjen e përbërësve.
Një përfaqësues i Mars Wrigley komentoi rezultatin e hetimit.
"Siguria e bashkëpunëtorëve tanë dhe kontraktorëve të jashtëm është një prioritet kryesor për biznesin tonë. Si gjithmonë, ne vlerësojmë qasjen bashkëpunuese të Osha( përgjegjësve të sigurisë në punë) për të punuar me ne për të kryer rishikimin pas veprimit," tha zëdhënësi.
Mars dhe Wrigley u bashkuan në vitin 2008.