Ministri i Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës, njëkohësisht dhe drejtues politik i Njësisë 6, Blendi Gonxhja foli në "Repolitix" edhe për pensionet, të cilat zënë vend kryesor mes premtimeve të partive politike në vend gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 Majit. Premtimet e Berishës për pensionet, ministri Gonxhe i cilësoi të parealizueshme.
"Nuk dua ta paraqes këtë si një premtim prej Nastradini, por më duhet të ndalem te Saliu. Sepse, së pari, nuk e kuptoj se si i ka bërë llogaritë. Trbaku është bërë lanet, Basha nuk është më, Bardhi po ashtu është jashtë loje – dhe nuk e di se mbi çfarë bazash i ka bërë Saliu llogaritë për çështjen e pensioneve.
Uroj që të mos jetë llogaria e Mulit. Nëse i rikthehemi bisedës sonë, ka një problem të madh kur Saliu thotë diçka.
Na la tregun e punës në pikën më të deformuar ndonjëherë, më informale ndonjëherë më larg kontributeve ndonjëherë për shkak të një skeme malinje të pensioneve, e cila pasojat e saj i ka ende sot e kësaj dite. Jo vetëm sepse shumica e atyre që kanë pensione të ulta sot iu është llogaritur me skemën e Saliut dhe nuk mund të ketë një reformë pensionesh me prapaveprim. Skema e pensioneve e re e reformuar në vitin 2014 ka prodhur një llogaritje shumë më të mirë të pensionit për gjithë ata qytetarë që dolën në pension më mbrapa, por vitet e informalitetit, vitet e kontributeve të ulta janë të gjithë në kurrizin e këtyre qytetarëve sot e kësaj dite. Ata kishin një skemë llogaritje pensioni që nuk lejonte më shumë se 1 nga këto dy kushte. Pra ose dyfishi i pensionit bazë i cili ishte shumë i ulët ishte në nivelin e 100 e pak eurove dhe e dyta ishte 3 vitet rrjesht të 10 viteve të fundit 75% e pagës neto të këtyre 3 viteve, si një kusht që o njërën o tjetrën ajo përcaktohet të ishte masa si tavan e pensionit tjetër.
Nuk i ka arkat e dhëndrit që të shkojë tani t’i marrë se ndoshta ia përballon dhëndri. Mendon llogarinë e familjes dhe thotë ka para. Çështja është që llogaria është me buxhetin e shtetit dhe në rast se kjo fjalia që thotë që brenda 100 ditëve do gjejë paratë për të bërë këtë që thotë, do i kushtonte buxhetit të shtetit 1.2 miliardë euro.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet/ Ministri Gonxhja në ‘Repolitix’: Duam më shumë se 20 mandate në Tiranë, në avantazh edhe në diasporë! Programi i PD? Premtim prej Nastradini, buxheti i shtetit nuk është arka e dhëndrit
K.M/SI.E./ReportTv.al
