Politikë

Pensionet në Itali/ Dhoma e Deputetëve ratifikoi marrëveshjen, Aliaj: Pritet të kalojë në Senat, ja kategoritë përfituese

10 Janar, 14:46| Përditesimi: 10 Janar, 16:09

  • Share

Dhoma e Deputetëve në Parlamentin italian dje më (9 janar) ka miratuar marrëveshjen ndërmjet Republikës së Italisë dhe Republikës së Shqipërisë për pensionet e nënshkruar në Romë më 6 Shkurt 2024.

Por, çfarë pritet që të ndodh tani me miratimin e marrëveshjes?

Beskida Aliaj, anëtare e Sindikatës së Punës për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve në Itali, në një lidhje skype ditën e sotme për emision ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu tregoi se cilat janë hapat e mëtejshme që do ndiqen tani. 

‘Marrëveshja u aprovua nga parlamenti dhe tashmë pritet që të kalojë në senat, hapi i radhës është që të aprovohet në uninamitet me shumicë votash. Pardje u aprovua në parlamentin italian kështu që do të shohim ecurinë se do kur do ta vendoset dita që të mblidhet senati dhe ta aprovojë, kur ta kalojë në senat atëherë marrëveshja quhet e ratifikuar dhe më pas do të jetë miratimi i aprovimit nga presidenti i shtetit italian dhe më pas publikimi në fletoren zyrtare dhe pas dy javës deri në 2 muaj pas publikimit merr fuqi të plotë. Ka kaluar gjysmën e punës, po ka edhe akoma për tu bërë, po të dojë që ta përshpejtojë Italia mund të bëhet edhe brenda javës’, tha ajo.

Janë rreth 500 mijë shqiptar që do të përfitojnë nga kjo marrëveshje. Aliaj bëri me dije se cilat janë kategoritë e tjera përfituese përveç pensionistëve.

‘Janë 500 mijë shqiptar në Itali, por unë them se jam diku 700 mijë sepse kemi shqiptar që e kanë fituar nënshtetësinë Italie dhe ata konsiderohen italian. Sa më shumë marrin shtetësi italiane aq më pak janë shqiptar në numër në Itali. Nuk do përfitojnë jo vetëm pensionistët që kanë moshën për pension, por edhe kategori të tjera mosha më të reja gratë shtatëzënë, invalidët që kanë sëmundje që mund të përfitojnë nga marrëveshja, të papunët, sepse edhe kjo është pjesë e kësaj marrëveshje, përfshinë çfarëdo lloj moshe. U shërben të gjithë komunitetit shqiptar në Itali’, tha ajo. 

Aliaj tha se marrëveshja parashikon bashkimin e viteve të punës dhe jo masës e pensionit.

 ‘Marrëveshja thotë bashkohen ditët e punës mes Shqipërisë dhe Italisë, nëse një qytetar ka mbushur moshën ose po i afrohet, në Itali për burrat është 67 vjeç, ndërsa në Shqipëri është 65, për gratë në Itali është 67 dhe në Shqipëri 61 vjeç e dy muaj, këto vite pune do të bashkohen, po nuk do të bashkohet masa e pensionit. Secili shtet qoftë Italia ose Shqipëria do të japin pjesën në masën e pensionit aq sa personi ka kontribuar, nëse ka kontribuar 2 lekë do të marr për aq sa ka derdhur kontribut. Sa më shumë vite të ketë aq më mirë është’, tha ajo.

Në Shqipëri duhen 15 vite pune dhe në Itali 20 vite pune për të dal në pension. Aliaj tregoi se çfarë do të ndodh me një emigrantë në momentin që nuk plotëson vitet e punës. 

‘Në Itali duhet të ketë 20 vite pune, ndërsa në Shqipëri janë 15 vite. Por, çfarë ndodh nëse si ka plotësuar? Marrim një shembull, një emigrantë ka derdhur 14 vite punë kontribut në Shqipëri dhe më pas ka shkuar në Itali dhe ka punuar atje 19 vite të tjera, duke pasur në Shqipëri një vit mangut ai nuk del në pension, në Itali ka 19 po s’ka 20 dhe aty i mungon një vit dhe aty s’do të marr pension se ka një vit mangut dhe për të marr pension s’duhet të ketë asnjë dit mangut. Pa marrëveshje ai s’do të merrte as pension italian dhe as shqiptar, ai ka 33 vite por duke i pasur të ndara s’do të merrte, por me marrëveshje këto vite i bashkohen. Ai do të marr pension nga të dyja vendet për aq sa ka kontribuar, në Shqipëri për ato 14 vite dhe në Itali për ato 19 vite që ka derdhur kontribut. Me bashkimin e viteve ata s’kanë pse presin moshën 67 vjeç, sepse është një moshë e lartë. Në Itali është një ligj që nëse ke 42 vite e 10 muaj për burra dhe 41 vite e 10 muaj për gra ata mund të dalin menjëherë në pension pavarsisht moshës që ka’, tha ajo.

E pyetur se çfarë do të ndodh me ata që kanë dal në pension në vitin 2024, ajo u shpreh se përfitues janë vetëm ata që dalin në pension pasi marrëveshja të publikohet në fletoren zyrtare.

‘Nëse kanë dal në pension shqiptar në 2024 është një pikëpyetje, do të shohim në momentin që do të publikohet marrëveshja nëse do të jetë kusht kjo gjë, pra nëse duhet që të ketë dal ose jo në pension që të përfitojë dhe uroj që të mos jetë kjo pengesë që nëse ke dal në pension. Marrëveshja nuk do të ketë efekt prapaveprues, pra fillon fuqia e saj që kur është publikuar në fletoren dhe më pas nga aty e pas do të kenë të drejtë të përfitojnë, koha që ka ikur ka skaduar dhe s’mund të kthehet më pas’, tha ajo.  

Italia dhe Shqipëria firmosën marrëveshjen për sigurimet shoqërore pas 15 vitesh negociata, nga e cila do të përfitojnë pensionet shqiptarët që punojnë në Itali por dhe shtetasit italianë që punojnë në Shqipëri. Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në Romë më 6 shkurt 2024 nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani si dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio TaJani. Marrëveshja është miratuar në Kuvendin e Shqipërisë më 16 maj 2024. Nëntëdhjetë e dy deputetë votuan pro marrëveshjes për njohjen e pensioneve me Italinë në një seancë disaorëshe. 

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?