Kryeministri Edi Rama shigjetoi opozitën sa i takon premtimeve për pensionet, duke thënë premtojnë gjithçka të dëshirueshme dhe të imagjinueshme, në një kohë që nuk kanë asgjë në dorë. Nga konferenca për reformën e pensioneve, Rama tha se kjo qasje e opozitës do të thotë t’i hapësh luftë fakteve dhe të hidhesh sy mbyllur drejt një humnere.
“Kur vjen puna tek pensionet, duke pasur parasysh faktin që jemi afër një zgjedhjeve, ata që nuk kanë asgjë në dorë, premtojnë gjithçka të dëshirueshme dhe të imagjinueshme. Të premtosh gjithçka të dëshirueshme dhe të imagjinueshme, do të thotë ti hapësh luftë fakteve, ti kthesh kurrizin ekspertëve, ekspertizës dhe të hidhesh sy mbyllur drejt një humnere. Do të thotë që hajde të bëjmë një ditë festë me gjithçka kemi dhe pastaj nesër le të bëhet qameti. Ne nuk mund ta bëjmë këtë dhe do ecim paralelisht me bonuset që janë rritur në mënyrë të ndjeshme, janë rritur ne asketin sasior dhe në aspektin e kohës së dhënies. Nga një bonus të fundvitit, kemi kaluar në 2 dhe i kemi lidhur këto bonues me rritjen ekonomike. Duam që këto bonuse të vazhdojnë”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Banka Botërore: Informaliteti i lartë 'minon' pensionet! Rama: Skema ishte në kolaps, vijojmë me bonuse deri në reformën e re! Opozita premtime imagjinare
SI.E./r.k./ReportTv.al