Foto ilustruese

Pensioni i posaçëm/Nga Irini Qirjako te Elida Janushi, 9 artistët që propozoi Ministria në 2023-shin dhe nuk e përfituan! Duni, Kushta e Makri, 3 dosjet që do të dorëzohen!

8 Janar, 13:41| Përditesimi: 8 Janar, 14:39

  • Share

Në ditën e tretë të këtij viti u publikua në Fletoren Zyrtare Vendimi i Qeverisë për dhënien e pensionit të posaçëm për 15 personalitete, 8 prej të cilëve në fushën e artit e 7 të tjerët për kontribute në sport.

Për rezultate të dallueshme në fushën e kulturës dhe arteve, Report tv mëson se Ministria e Kulturës ka dorëzuar në Kryeministri këto dosje për vitin 2023 :

1.     Irini Qirjako (këngëtare)

2.     Eva Alikaj (aktore, miratuar)

3.     Liza Mark Prenga (këngëtare popull

4.     Zerina Kuke (prezantuese)

5.     Kujtim Vorpsi (violonçelist)

6.     Elida Janushi (aktore)

7.     Besim Kurti (regjisor, aktor)

8.     Aurel Plasari (miratuar)

9.     Dhimitër Gjoka (gazetar)

10. Agim Nebiu (artist i veprave të mozaikut dhe monumentale, për herë të dytë)

11. Dhimitër Lala (për herë të dytë, kineast)

 

Ndërkaq është miratuar nga dosjet e dorëzuara në vitet e mëparshme edhe dhënia e pensionit të posaçëm për këta artistë:

 

1.     Muharrem Hoxha- aktor

2.     Frederik Ndoci- këngëtar

3.     Roland Xhoxhi- violinist

4.     Suzana  Frashëri- soprano

5.     Nazmi  Hoxha- piktor

6.     Ardian Cerga- aktor

Mësojmë gjithashtu se kërkesë në Ministri të Kulturës ka bërë edhe mjeshtri i punimeve artistike Ndoc Tusha, por dosja e tij rezulton e paplotësuar.

Sa i përket emrave që do të përcillen për dhënien e Pensionit të Posaçëm në Kryeministri janë:

1.     Shpëtim Kushta (kompozitor)

2.     Spiro Duni (regjisor)

3.     Eduart Makri (regjisor, ish-drejtor i Qendrës Kombëtare Kinematografike)

Pensioni i posaçëm shtetëror arrin në nivelin e 80 mijë lekëve në muaj.

Komento

Komente

  • Engjelli: 09/01/2024 18:44

    shpreh mendimin qe dhe dy artistet e fameshme Tinka dhe Maragarita duheshin perfshir ne akordimin e pensjonit suplemerntar.Per sportit mendoj atletin dhe trajnerit e talentuar Azis Ruli

    Përgjigju
  • Bardha: 09/01/2024 16:30

    Po Tinka Kurti Margarita xhepa megjithse harrova nuk ja aq te mira sa Eva Alikaj

    Përgjigju
  • Teuta Ibrahimaj: 08/01/2024 22:48

    Mua me vjen mire per kedo qe perfiton pensiin special,por ne llogjiken time ne qe kemi kontrubuar ne zhvillimin e ekonomise Shqiptare, kemi paguar taksa shtetit Shqiptar per me shume se 20 vjet,mbi120.ml euro nuk meritokemi te trajtohemi ??,por na eshte lidhur nje pension qesharak 300 euro ne muaj.

    Përgjigju
    • Lui: 08/01/2024 23:55

      Po pse nuk u bere dhe ti artiste qe te mund te perfitoje pensionin special?! Pergjigjen ta jap une qe mos mundohesh. Me gjithe respektin per ty personalisht dhe per cdo njeri tjeter me profesion jo artist, do thoja qe jo cdokush mund te jete artist. Vetem nje perqindje e vogel e njerezimit jane artiste sepse te jesh artist duhet te posedosh disa dhunti te vecanta, ndryshe nga te tjeret. Dhe plus ketyre dhuntive, duhet te sakrifikosh shume qe ne femijeri e deri ne fund. Kur cdo femije pas mesimit mund te kthehet ne shtepi, nje femije qe studion per instrument muzikor psh, i duhet te shkoje ne mesimin e instrumentit plus ore shtese qe duhet te praktikohet. DHe keshtu femijerine nuk e shijon. Artisti i rritur punon orar pa orar dhe duhet mos te jete prezent shume ne jeten familjare dhe me femijet. Dhe ne fund imapkti qe jep nje artist ne shoqeri eshte shume here me i madh se impakti qe jep psh ti si ekonomiste, juriste, apo tregtare etj.. Te mjaftojne keto arsye e dashur Teuta Ibrahimaj?!

  • Anastasi Buzo: 08/01/2024 22:42

    Mire keni bere se artistes e kesaj moshe kane dhene kontribut te madh ne art dhe me kushte Jo si te sotem. Une burrin e kam patur artist mjeshter zhongler ne cirkun kombetar ne ate kohe ka marre medaljen Naim Frasheri ka argetuar mijera femije ne cdo and te shqiperise dhe jashte territorit shqiptar dhe merr nje pension 350mije leke te gjithe aktivitetin e kemi te filmuar te shikohen nga ministria edhe ky zhaner I artit se kane derdhur djerse pa fund e krijmtari pa fund Respekte nga une Sokrat Buzo.

    Përgjigju
  • Anastasia: 08/01/2024 21:42

    I lexova te gjitha aman ore po ate Besnik Kurtin kush e ka propounded cfare kontributi ka dhene ne art ai vetem spiun ka qene e njoh mire se kam punuar ne art ne teatrin kombetar burri im artist zhonglerper 40 vjet ne cirkun e Tiranes me titullin mjeshter ka 4 vjet qe ka shkuar dosja ne presidence dhe asnje pergjigj. Rrofshin spiunet ne kete vend skandaloz.

    Përgjigju
  • Bledi: 08/01/2024 15:31

    Mjeshtër i madh tashi eshte zëvendësuar me titullin e madh (Patronazhist).

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?