Myfit Bako prej 5 vitesh ka dalë në pension por asnjë ditë nuk është ndalur së punuari. Duhej të shijonte frytet e punës në disa dekada, por pensioni i pa mjaftueshëm e detyron që thuajse të dalë tek “Pazari i Ri” për të shitur mjaltë dhe nënprodukte të tjera të bletarisë.
“Kam 5 vjet që kam dal në pension. Jam nga Korça, banoj në Laprakë. Kam që 1994 që jetoj në Tiranë. Unë kam 48 vjet që merrem me bletët. Kam pasion bletën dhe shes produktet e bletarisë, mjaltë, qumësht blete, propolis, dyll. Kjo më ndihmon për shtesën e pensionit. Pension marr 204 mijë lekë. Këto nuk më dalin. Këtë e kam ekonomi ndihmëse’,- është shprehur Bako.
Produktet i prodhon vetë prej 48 vitesh, ndërsa kosheret e bletëve i ka në vendlindjen e tij, Korçë, e disa herë në muaj shkon që të ju bëje edhe shërbim.
“Jam në gjendje të mirë shëndetësore, dhe do punoj sa do të jem mirë. Nuk mundem që të rri dhe pa punë. Kam filluar punën që 14 vjeç dhe nuk i jam ndarë punës asnjë ditë. Kam 110 koshere bletë në Korçë. I shtegtoj dhe këtej. Deri tani mirë. Nuk e kam të trashëguar nga njeri. Nga fisi im vete e bëj. Bleta të zgjat jetën, të jep frymëzim”,- ka deklaruar pensionisti 70-vjeçar.
Me fitimet që nxjerr, tek “Pazari i Ri” është i kënaqur. Turistët gjithnjë e më të shumtë në Tiranë e kanë ndihmuar edhe më tepër shitjen thotë 70-vjeçari.
“Në vit nxjerr deri në 8 kuintal. Përveç bletëve kam punuar dhe në ndërtim Si erdha në Tiranë kam punuar 16 vjet në ndërtim,, Tani jetoj vetëm me gruan. Kam një djalë dhe një vajzë. Gruaja merr pension invalidi. 205 mijë lekë. Unë dal 15 ditë në muaj se kam dhe punë dhe me bletët. Dal nga ora 8 me 14:00. Unë punoj me klientëve. Ai që është i kënaqur vjen. Kanë ardhur dhe shumë turistë. Nga pak, gjëra të vogla, por blenë. Ky është ushqim jo i përditshëm. E marrin për ilaç”,- ka thënë ai.
Myfiti është një ndër 17 mijë pensionistët që vijojnë ende punën për shkak të nevojave financiare. Sipas të dhënave të marra nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, pensioni mesatar në zona urbane merr 18 mijë e 794 lekë dhe pensioni mesatar në zonat rurale është 11 mijë e 478 lekë.
Pse pune e lehte eshte droga? Eshte e veshtire ndaj e do dhe punon rinia jone heroike. Dhe jo te gjithe kane "fatin" te ngasin korrupsionin neper administrate-vetem kllasa e rilindjes eshte per ate pune. Ky Mario ne cilen kllase ben pjese...
PërgjigjuEdhe ne vende peredimore e kudo punojne pensionistet, pra nuk eshte dicka qe po behet vetem ne Shqiperi. Problemi me i madh eshte tek te rinjte qe duan punera te lehta.
Përgjigju