Sociale

Pensionisët në Kukës ndihmë shtetit t'i ndihmojë me maska: I thonë 30 mijë lekë në muaj nga pensioni! Të na i japë falas

21 Tetor 2020, 19:13| Përditesimi: 21 Tetor 2020, 19:17

  • Share

KUKËS- Pensionistët kuksianë e kanë të pamundur financiarisht t'i mbajnë vetëm 1  ditë maskat një përdorimshe.

"Nuk kemi mundësi të blemë maske çdo ditë, këtë që kam e mbaj 2-3 ditë, pensionistë jemi nuk arrijmë dot.

"Do ta lajmë 2-3 herë ne dite dhe ta kapërcejmë", shprehen ato.

Zgjidhjen e presin nga shteti.

"Shteti të japë maskën falas nëse do të mbrojë shëndetin e popullit.

"Me pas mundësi me shtu lekët për popullin bën mirë.

"Ne një familje ku janë 5-6 veta llogarit se sa para duhet te japësh dhe është një përdorimshe duhet ta heqësh. Llogarite vete se sa kushton".

 "I thonë 30 mijë lek në muaj sa është mundësia për pensionet hiqi 30 mijë lek, shto dhe ilaçet mundësia është shumën e vogël", shprehen disa nga të moshuarit.

Pavarësisht vështirësive ekonomike, në qytetin verilindor, shumica e qytetarëve janë korrekt me mbajtjen e maskës në ambientet e hapura, por ka dhe nga ata që gjoba nuk i tremb për të vendosur maskën.

Ndërsa të shumta janë edhe patrullat e policisë të cilët kanë ndaluar “të pabindurit” për të ekzekutuar gjobën  që varion nga 3 deri në 5 mijë lekë.

B.K./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 22/10/2020 01:55

    Bejini prej rrobe.Une punoj ne U.S.A.dhe kompania ku punoj ne fillim na I jepte me nje perdorim,falas,por nuk I dilej,keshtu na dhane prej rrobe qe mund t'i lajme e t'i riperdorim me mijra here ,pa fund.Dhe ju e keni ne shtepi ndonje rrobe te vjeter dhe priheni,beheni me 3 shtresa ,qepeni dhe nuk keni pse blini perdite!

    Përgjigju
  • Tironci: 21/10/2020 20:34

    Ne Kukes nuk pasken mbrritur akoma maskat me 15 lek copa!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?