TIRANË- Edhe këtë vit, pensionistët do të marrin shpërblimin për festat e fundvitit, i kthyer traditë prej vitesh. 683 mijë pensionistë do të marrin bonusin në vlerën e 5 mijë lekëve. Në aktin normativ të publikuar në fletoren zyrtare, specifikohet se fondi që do të vendoset në dispozicion të bonusit për pensionistët është 3.5 miliardë lekë.
Sa i takon vitit të ardhshëm nuk do të jetë më dilema e masës së shpërblimit, pasi është e caktuar që në projektligjin fillestar të projektbuxhetit të vitit 2022.
Ndërkohë, Qeveria ka vendosur të rishikojë për herë të gjashtë Buxhetin e Shtetit ku ka rritur pritshmëritë për të ardhurat me 18.2 miliardë lekë.
Të ardhurat ishin në vlerën e 489,526 lekë, në aktin e fundit normativ kanë arritur në 507,727 miliardë lekë. Ndërsa shpenzimet parashikohet të arrijnë në fund të dhjetorit në 628,269 miliardë lekë, nga 610,069 miliardë lekë që pritej deri tani.