Shyqyretja dhe Fatbardha janë dy mikesha e që të dyja gëzojnë pensionin e pleqërisë. 5 mijë lekëshin që kanë marrë si shpërblim nga qeveria për festa thonë se e kanë shpenzuar me kohë për ilaçe, por gjithsesi me ndihmën e fëmijëve do të përpiqen që tryeza e tyre natën e ndërrimit të viteve të mos jetë e vakët.
“Shpërblimi i Vitit të Ri nuk na del jo për pulë e për kështu , por për asgjë. Kështu që është shpenzuar me kohë për ilaçe.”
“Janë shumë shtrenjtë. Ne jemi pensionista, megjithatë kemi bërë diçka për kalamajtë.”
Me shumë sforco, të tjerë pensionistë e kanë ruajtur bonusin e fundvitit, të cilit do t’i shtojnë edhe ca lekë të tjera për të blerë gjelin e detit.
“ Shpërblimin e Vitit të Ri e kemi marr. Do të marrim gjelin e detit. Çmimet ngrihen , por çfarë të bëjmë neve. Duhet t’i përballojmë. Nëqoftëse nuk i përballojmë do të blejmë sa të kemi.”
“Pensioni ynë gjanëm është shumë i lartë (me ironi). Shyqyr kemi fëmijët që na ndihmojnë!”
“Me ato lekë s’plotësova as gjysmën e gjelit.”
“E falenderojmë që na dha 50 mijë lekshin, po s’na hyjnë shumë në punë. Si kudo janë rritur çmimet . Tryezën do e kemi njësoj sepse kemi punuar për këtë ditë”
“Do blejmë kaposhin. Tryeza pak më e vakët do jetë pak e vakët se tani këto çmimet e shërbimet janë rritur. Na ndihmon njëçik dhe fëmija e kështu’’
Pensionistët thonë se shpërblimi i qeverisë ishte i pamjaftueshëm, por të paktën nipërit e mbesat nuk do të mbeten pa dhurata.
“Me thënë të vërtetën ai 50 mijë lekshi është për kafe. Atë 50 mijë lekshin do e blej dhuratë për nipërit e mbesat .”
Nuk kënaqeni kurr,do ishte më mirë po të mos e kishit atë 5000lekësh ?,kujt nuk I ka hyrë në punë ,le ta kthej mbrapsh.
Përgjigju