Gerard Pique

'Pensionisti' Gerard Pique: Më mungon futbolli profesionist, jam kthyer si trajner

10 Janar, 16:25| Përditesimi: 10 Janar, 16:26

  • Share

Gerard Pique janarin e kaluar njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli i luajtur, por ish- yllit të Barcelonës tashmë i mungon futbolli profesionist. Përkundër faktit se në disa mënyra ende është pjesë e këtij sporti.

Pique është bashkëpronar i klubit FC Andorra, i cili këtë vit luan në divizionin e dytë spanjoll dhe gjithashtu themelues i ligës së tij të futbollit "Kings League", ku luhen ndeshje shtatë kundër shtatë. Në profilin e tij zyrtar në "X", ish-qendërmbrojtësi 36-vjeçar njoftoi sot se ka në plan të provojë fatin si trajner.

“Me vitin e ri mendova shumë dhe arrita në përfundimin se dua t’i rikthehem futbollit, i cili tashmë më mungon shumë. Këtë herë nuk do të jem futbollist, do të nis një biznes stërvitor. Do të ndaj më shumë detaje në fund të javës”, ka thënë shtatlarti katalanas për ndjekësit e tij.

Pique bëri 616 paraqitje për Barcelonën dhe fitoi nëntë herë La Ligën, shtatë herë Kupën e Spanjës, tri herë Kupën e Botës për Klube dhe tri herë Ligën e Kampionëve, të cilën e fitoi edhe një herë si futbollist i Manchester United.

Ai gjithashtu fitoi Premier League dhe Kupën e Ligës me gjigantët anglezë. Pique ka në vitrinat e tij një sërë Superkupash spanjolle, angleze dhe evropiane. Ai u bë kampion bote me kombëtaren spanjolle në vitin 2010  dhe Kampion Europe dy vjet më vonë. Ai gjithashtu fitoi Europianin me ekipin e të rinjve spanjollë U-19.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?